“Deti që s’mundi të fluturojë” – Poezi nga Aldo Mustafa

“Deti që s’mundi të fluturojë” – Poezi nga Aldo Mustafa

Deti që s’mundi të fluturojë

Dashuroi një zog qielli, peshkun e një deti
Dhe u përçapën të dy të rrin’
Zogu të mbante frymën detit
Dhe peshku qiellit t’i shkonte fluturim

U deshën shumë, si bluja e të dyve
U deshën në qiell lartë dhe detit në thellësi
Zogu zbriste poshtë qiellit
Peshku detit i ikte fluturim

Të dy i mashtronte bluja
Ajo e qiellit dhe e detit sigurisht
Nga larg si një i vetëm dukeshin
Deluzion, e dehnin dashurinë

Për gjatë më nuk po mundeshin
Deti zogun mbyste me qëllim
Peshku sipërfaqes kur vërsulej
Ajri luspat ia flakërinte

Morën ndër valë dhe erë, kërcimet e fundit
Secili rob i natyrës së tij
Pendët e zogut nuk ishin bërë për ujin
As luspat e peshkut në ajër nuk të ngrejnë

Thonë se mes perëndimesh ende duhen
Sa herë diellin deti e përpin
Zogu mbi sipërfaqe shkon dhe ulet
Dhe peshku mes sipërfaqesh shëtit

Aldo Mustafa 2025

Imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale