“Mirupafshim, unë po iki”

“Mirupafshim, unë po iki”

Nga Isa Myzyraj

Mirupafshim. Unë po iki”– këto ishin fjalët e kamarierit që më shërbente çdo ditë kafen. Pak më shumë se 20 vjeç, ai më përshëndeti dje pasi po e linte punën për të ikur në Angli.

Kjo nuk është një histori rutinë e ikjeve masive të të rinjëve nga ky vend, është më shumë sesa kaq. Atë djalë e kam parë duke protestuar me dhjetëra herë kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Edhe pse ishte pak më shumë sesa 20 vjeç, edhe pse e kishte ndarë mendjen të ikte nga ky vend ishte i bindur se duhej protestuar kundër korrupsionit.

Ishte pak mbi të njëzetat, me atë lloj qetësie që vetëm të rinjtë e lodhur e kanë, qetësi që fsheh brenda saj ankthin, vendosmërinë dhe ndonjë grimë shpresë. Më përshëndeti dje, ndërsa linte punën. Po nisej për në Angli, një rrugë e re, e fshehtë, më e sigurt se gomonia, por tmerrësisht më e shtrenjtë. Rreth 20 mijë euro për një udhëtim drejt një jete të panjohur, por të dëshiruar kaq shumë.

“Do punoj fort”- më tha. “Dua ta shlyej borxhin për 2-3 vjet.”

Edhe pse e dinte se do të largohej, ai nuk kishte reshtur së luftuari për të mirën e përbashkët. Sepse dashuria për vendin nuk ikën me avion apo me kamion, ajo rri dhe të përndjek edhe përtej kufiri

“Rrugë të mbarë,” – i thashë.
Pastaj heshta pak dhe thashë “Mos na fal.”