Nga Joni Myshketa
Një foto sa mijëra fjalë…
Zonja e nderuar Margarita Xhepa, duke u nderuar me respekt nga kolegia, mikesha e të njëjtit kalibër kombëtar, mbase dhe ndërkombëtar pa asnjë pikë dyshimi nëse vendi ynë nuk do kishte përjetuar izolimin më të egër gjysëm shekullor.
Dy ikona të teatrit dhe konematografisë shqiptare.
Njëra mbylli siparin e një jete plot suksese, sfida e vështirësish duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar.
Nderime për zonjën e nderuar Margatira Xhepa.
Tjetra znj. Tinka Kurti, një yll po aq i ndriçuar, talent ndër breza i artit.
Një zonjë e rrallë që bart rreth vetes thesarin e historisë dhe trashëgimisë kulturore të një vendi të vogël me yje të panumërta.
Nderimet, respekti ndaj tyre nuk duhet rreshtur asnjë minutë, jo vetëm pasi persona të tillë të kalojnë përtej.
Ju kemi një borxh që nuk mund tu a shlyejmë me një jetë që kemi ne dispozicion, të gjithë ne, fëmijët e brezit tim, të prindërve tanë, të majtë, të djathtë, të qendrës e gjithë shoqëria jonë.
Ata nuk kanë nevojë për fjalime të bukura boshe, por akte respekti, mirënjohjeje, gjatë gjithë jetës së tyre e më shumë se kurrë tashmë në moshë.
Nuk mund të lihen në harresë dhe të kujtohemi në momentet e fundit, duke lënë një shije hipokrizie.
Është mungesë respekti ndaj vetes sonë, ndaj historisë sonë, eklipsimi I tyre.
Nuk e meritojnë ikona te artit kombëtar e jo vetëm si Znj. Aishe Stari, Z. Muharrem Hoxha, Z. Xhelal Tafaj e shumë yje të tjera të lihen në një anë, ata kanë dhënë me tepri për ne, janë pjesë e jona, e historisë sonë kombëtare.
Një popull pa memorie, pa histori është I destinuar të mbetet mediokër.
Këta yje nuk kanë nevojë për mëshire, por për respektin e merituar plotësisht, vëmendjen nga shteti për aq sa i takon dhe jo të kujtohemi për ta veç për festa apo vaki.
Respekt dhe mirënjohje pa fund për Ju që dhatë dhe jepni çdo gjë pa kërkuar asgjë!