Progres
Pa semaforë
—
Fushatat zgjedhore gjithmonë e pasurojnë peisazhin e jetës sonë të përditshme
Ja p.sh. në qytetin tim të dashur
( Një qytet turistik me det e port e kala e bedena e kulla e sfinksa e kuplara eskortash nuk ka asnjë semafor
Pra
Ja p.sh. në qytetin tim
ku deri tani dhe veturat e furgonët parkojnë edhe para gjykatës e policisë, mbi trotuare
Tani
Me rastin e fushatës
Ka një moment progresi:
Rëndom tani
Veturat e çunave e gocave tona gjithë lifting parkojnë te zona e vizave të bardha… D.m.th. edhe te zona me viza të bardha te Gjykata
Etj…etj…
Natyrisht, policia asnjëherë nuk i sheh
(Ka zemërzinj që thonë se policia fshihet kur i sheh nga larg… Kthen rrugë sakaq
I vetmi vend
Ku policia jonë i ushtron të gjitha kompetencat që e jep asaj shteti ynë rigoroz ligjor
Është te tregu
Atje
Shkelësit e paturpshëm të ligjit
që shesin ndonjë torbë me kastraveca e luleradhiqe evropiane
Marrin dënimin e merituar
Dmth zbohen me gjithë autoritetin shkencor të ligjit tonë suprem:
Pisanjoset,
Zhulanjoset pabreksa, pakanatjersa e pabuksa!
As që ju hyn në kokë që ne jemi qytet turistik!…