“Qyteti i të vdekurve që gjallojnë” – Poezi nga Aldo Mustafa

“Qyteti i të vdekurve që gjallojnë” – Poezi nga Aldo Mustafa

Qyteti i të vdekurve që gjallojnë

Në varrezat e qytetit tonë
Ka më shumë jetë se në mes të të gjallëve
Ka më shumë dashuri, frikë, lot, emocione
Seç ka në kafenenë e lagjes përballë

Në varrezat e qytetit tonë
Pak më shumë respekt ka për njerëzinë
Për ata të cilëve lule i lënë
Për ata të cilët nuk pipëtijnë

Të vdekurit që frymojnë
Në mes të qytetit, institucioneve, akademisë
Thonë se në qytetin tonë po jetojnë
Të tjerë të vdekur pa iu bërë varrim