Të nderuar miq!
Në kuadër të fushatës elektorale që është shumë pranë.
Një thirrje për të gjithë partitë, koalicionet, a formacionet politike opozitare pamvarësisht se jo të bërë të gjitha bashkë kundër Rilindjes Mavi siç do ishte e udhës, pasi beteja është kundër atyre që po shpopullojnë vendin e po na largojnë vite dritë prej standarteve të BE-së.
Do Ju lutesha duke kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos e ulni nivelin dhe standartin e fushatës duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj.
Nuk i bën askujt nder të merreni me teori dhe fyerje ndaj çdo formacioni a kandidati opozitar, nuk është aspak etike dhe normale për dikë apo cilëndo forcë politike që kërkon të jetë alternativë qeverisëse kundër etalonit më antikombëtar e cila ka emër ajo është Rilindja Mavi me në krye Ramën e rreshtat e tij.
Alternativa krijohet duke filluar nga vetja e jo duke denigruar konkurrentin me retorike e shtrëmbërime të së vërtetave.
Përballuni dhe kërkoni votën qytetare përmes vlerave, programeve të mundshme në shërbim të qyteteve, komuniteteve që përfaqësoni e jo përmes aleancave okulte me individë të papërshtatshëm e me gënjeshtra e intriga demode.
Kjo nuk duhet të jetë sfidë personale e askujt, por detyrim kombëtar për të zgjuar një popull të tërë, pasi vendi ka marrë tatëpjetën.
Këtu po fitoi mandatin e 4-ërt Rama, nuk fiton asnjë pamvarësisht mandatit personal të dikujt, këtu humbasim të gjithë, humbet një vend I tërë.
Mandatin e 5-stë nuk do mbetet më këmbë shqiptari e nuk ka ç’Ju duhet hiç mandati personal.
Kaq e thjeshtë është.
Besoj fort që secili prej nesh meriton më shumë.
Shqipëria meriton më shumë dhe për këtë secili prej nesh ka detyrimin të bëj diferencën përmes ndershmërisë, qytetarisë e jo përmes zullumit pasi me këtë të fundit nuk krijohet alternativë.