Isa Myzyraj: Kur ne denonconim, ata që e kishin për detyrë të flisnin në parlament, heshtnin…

Isa Myzyraj: Kur ne denonconim, ata që e kishin për detyrë të flisnin në parlament, heshtnin…

Nga Isa Myzyraj

Heshtni!

Në Radio Televizionin Shqiptar janë shkarkuar gazetarë e punonjës në shkelje flagrante të ligjit dhe Kodit të Punës, shumë prej tyre kanë fituar gjyqe dhe paguhem me taksat tona.

Nuk i harroj lotët e dhjetëra punonjësve që i lanë pa punë.

Në RTSH është vjedhur.

Në RTSH është bërë censurë.

Në RTSH janë çuar drejtorë politikë.

RTSH është e keqmenaxhuar.

Në RTSH ka qenë një Këshill Drejtues I Keq, U zgjodh edhe më I Keq.

Të gjitha këto e më shumë se këto janë denoncuar modestisht ditë pas dite nga unë dhe Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë si dhe nga SafeJournalist e Scidev.

Kur ne denonconim, ata që e kishin për detyrë të flisnin në parlament heshtnin e nuk e dinin ku I binte RTSH-ja.

32 para zgjedhjeve bëni mirë të Heshtni. Juve nuk u intereson RTSH-ja, u interesojnë votat.

Heshtni të gjithë që po synoni të merrni vota. Ai që foli i pari e të tjerët me radhë, Heshtni!

RTSH-ja është e jona, e publikut e shqiptarëve.