Met Dervishi: Brezi i rërës/ kapitalizmi kanibal/LaChivita?

Met Dervishi: Brezi i rërës/ kapitalizmi kanibal/LaChivita?

Brezi i rërës/ kapitalizmi kanibal/LaChivita?

—-

Janë 3.4 kilometra plazh, (plazhi ynë i vjetër që nuk është më

Sihariq:

Kryeministri ynë këtu në Durrësin tonë mijravjeçar

Ilustroi dhe projektin e brezit të ri të rërës që do të hidhet mbi plazhin e vjetër

Është fjala për

Rërën e plazhit tonë, atë që e kullufiti kuçedra jonë e hoteleve me nëntëdhjetë e nëntë kokë herë nëntëdhjetë e nëntë

dhe që e kanë privatizuar

Dmth

E kanë privatizuar ata që i’a kanë hequr aksesin qytetarëve të Durrësit oër të bërë plazh në detin e qytetit të vet

( I vetmi rast në botën tonë të sotme e të djeshme…

Janë 3.4 km plazh pa brez rëre

Që do të zëvëndësohet

Pra

Rërën e që ishte atje sot e mijëra vjet

E përbiu kuçedra

Kurse brezin e ri të rërës, pra , 6.4 milionë dollarët që duhen për këtë projekt

nuk do t’i paguajnë hotelet

po qytetarët e zakonshëm me taksat e tyre

(Ata që nuk kanë e nuk do të kenë akses

Te plazhi i kuçedrës

Ja mikesha, miq

Ky është

Kapitalizmin ynë kanibalesk që e financon shqiptari i zakonshëm

Kurse fitimet i merr kapitalizmi ynë

—-

Ja

Ja..

Se jemi dhe te fushata…

Të shohim çdo na thotë LaChivita për fatet e lubive të kapitalizmit tonë allasoj