Met Dervishi: Parantezë për diktaturën për ata që se njohën

Met Dervishi: Parantezë për diktaturën për ata që se njohën

Edi Rama i Refleksioneve

Versus

Edi Rama i socialistëve

—-

Parantezë për diktaturën për ata që se njohën:

Në diktaturë partia i shndërronte të gjitha momentet politike, legjislative dhe ekonomike në festë të masave tona popullore

Skenografia ishte po ajo:

O festë të madhe ka sot Shqipëria…

E ansamblit tonë të valleve

(Kush ka kuriozitet t’a shohë në You tube…

E ja

Më në fund ansamblin e Shtetit të diktaturës e kemi zëvëndësuar me koret politike të 12 qarqeve tona politike

të 12 yjeve të Evropës

të 12 prillit

Poooo… r

Në këtë hapje fushate ishte dhe Edi Rama, pedagogu rebel që sfidoi diktaturën te Akademia e Arteve, para 30 e ca vitesh

Ashtu siç e mbajmë mend ne

Dhe

Edi Rama i Refleksioneve, pra

duroi sa duroi tupanët e festës së re, vuni duart në kokë

e iu drejtua Edi Ramës së socialistëve:

(Teksa po përhapej lajmi se te Tirana jonë e rrumpallës

ujrat e zeza ishin përzier me ujrat e bardha…

Po ti, mor atlets,

I tha,

Ç’po bon?!…

Po ti qenke më keq se Bufi i kënetës

Hahaha …

Noisin ça e kishe,

apo në vend të Vaçe Zelës,

Po Hulusiun moooo…

Apo në vend të Mentor Xhemalit…

Hapu dhe, hapu dhe me ç’po më shofin sytë sot

I tha Edi Rama i Refleksioneve-

që nuk t’a përtonte e thoshte atë që mendonte-

Edi Ramës së rilindur

( Kuptohet

Fjalët e tij i dëgjuan të gjithë

Po askush nuk do të guxojë t’ia prishë humorin udhëheqësit

Me rebelizmat e dikurshme të vetes së tij…)