Met Dervishi: Mjerim akademik dhe politik…

Met Dervishi: Mjerim akademik dhe politik…

Sugjerim

Rekomandim/

(Mjerim akademik dhe politik:

Sapo lexova një artikull tjetër të znj. Irena Beqiraj, një financiere analizat e së cilës mua, të paktën mua, jo vetëm më hapin horizontin, si nxënës i zellshëm që jam,

Po dhe më mbushin një boshllëk

Çfarë boshllëku do pyesni ju ?….

Boshllëkun e kritikës së programeve politike të fushatës

që duhet t’i vinte publikut tonë nga akademikët e profesoratet e financës, edhe gjatë kësaj fushate

D.m.th.

Pyetja është:

Akademikë kemi

Dhe univeversitete

Po ndërkaq

Kemi akademikë ne…

Po profesorate finance…

Po doktorate finance…

Po mastera finance?…

Por

Për më tepër

Më bën përshtypje se si ka mundësi që një mendje e tillë kritike si ajo e znj. Beqiraj, që nuk është akomoduar me politiken

( Ka qenë zv. Ministre te PS)

Pra si ka mundësi që një mendje e tillë kritike( siç ka me dhjetra e dhjetra mendje të tjera kritike këtu dhe më diasporë….

Pra

Si ka mundësi që mendjet tona kritike nuk gjenden (as sa për farë) te kandidaturat për deputetë të kësaj fushate

Po janë mbushur me jesmenë?…

(Jesmenë partish

Jesmenë liderësh)

Mikesha e miq

Shqipëria jonë e dashur do të bëhet

Në momentin kur mendjet kritike do të dominojnë politiken

Një parlament jesmenësh

Është baras me një Shqipëri memece…

Gjithsesi

Sugjerimi ishte

Lexojeni ndonjëherë Irenën e mendjes kritike për financën

Dhe mendjet e tjera kritike për edukimin, bujqësinë, big brotherin ..

Dhe për analisten më të madhe të të gjitha kohërave të psikologjisë njerëzore

Zhakëlinën tonë të fermës së kafshëve të top kanaleve tona televizive