“Pse duhet të të votoj?” – Ja si përgjigjet Petro Vokopola, kandidati për deputet i PD në Durrës…

“Pse duhet të të votoj?” – Ja si përgjigjet  Petro Vokopola, kandidati për deputet i PD në Durrës…

Në një episod të ri dhe pa filtra të podcastit RevoKult, Aldo Mustafa me kandidatin për deputet Petro Vokopola. Në një bisedë që nis me humor dhe përfundon në një deklaratë të fuqishme, politika zbret nga fjalimet e mëdha në pyetjet e drejtpërdrejta që secili qytetar mund të bëjë.


Dialogu i plotë nga podcasti RevoKult – Aldo Mustafa & Petro Vokopola

Aldo: Po për sa i përket kandidaturës tënde, ta bëj durrsakshe, “banale” në thonjëza… pse duhet të të votoj ty mo vlla?

Petro: Hahaha… E vërtetë është kjo!

Aldo: Hahaha… Një e vërtetë që ka nevojë për një përgjigje!

Petro: Petro vepron!

Aldo: Petro vepron?

Petro: Absolutisht! Petro nuk rri e shikon dhe hesht!

Aldo: Ky është slogani yt? Kjo është ajo çfarë të përfaqëson?

Petro: Po! Unë gjithmonë kam vepruar. Nuk kam heshtur. Nuk kam mbyllur gojë ndaj të gjitha padrejtësive.

Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si një arenë fjalësh të mëdha dhe veprimesh të vogla, Petro Vokopola tenton të thyejë këtë klishe. Në episodin e fundit të RevoKult, ai nuk solli një listë premtimesh të shkruara bukur, por një deklaratë të thjeshtë dhe të fuqishme: “Petro vepron”.

Episodi me Petro Vokopolën është më shumë sesa një intervistë politike, është një ballafaqim i sinqertë mes qytetarit dhe kandidatit

Ky episod i RevoKult mund të ndiqet në YouTube. Për më shumë përmbajtje ndiqni RevoKult.