Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz italian ‘Adelaide Ristori’

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz italian ‘Adelaide Ristori’

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është nderuar me çmimin prestigjioz italian “Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”, një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.

‘Një gur ku mundem me lanë shenjën e djersës dhe besimit, një peshë mali që më duhet ta mbart me dinjitet! Faleminderit Blerta për durimin dhe pasionin, për talentin dhe dashninë! Faleminderit Blerta e Jeton që me keni besu e me keni marrë me vete ne këtë rrugetim! Meli, Istra, Ejla, Harald, Martin, Orest,Duki faleminderit për krijimtarinë tuaj!’, tha ajo. 

Për çdo vit, që nga viti 1998 Soroptimist International d’Italia – Club Cividale del Friuli ndan çmimin prestigjioz “Adelaide Ristori” për artisten/in më të mirë të edicionit paraprak të Festivalit Mittelfest.