Parashqevi Simaku rrëfen kujtimet e fëmijërisë për festën e Pashkëve: Gjyshi ecte me orë të tëra për të ardhur tek ne, na këndonte këngë të bukura

Parashqevi Simaku rrëfen kujtimet e fëmijërisë për festën e Pashkëve: Gjyshi ecte me orë të tëra për të ardhur tek ne, na këndonte këngë të bukura

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka ndarë një mesazh me rastin e Pashkëve, duke kujtuar festimet tradicionale të fëmijërisë së saj.

Në një video në Facebook, ajo rrëfen me emocion se kujtimet më të bukura lidhen me gjyshin e saj, i cili udhëtonte me bastun për disa orë për të qenë pranë familjes në këtë ditë të shenjtë. Ajo thotë se gjyshi i këndonte edhe këngë.

Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.