Në një kohë kur emri i Lulzim Bashës dhe drejtimi i Partisë Demokratike ngjallin debat brenda dhe jashtë strukturave të saj, një pyetje del natyrshëm për kandidatët që e përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet vendore: A i bartin ata tiparet e liderit të partisë? Dhe sa ndikon figura e tij në perceptimin që publiku krijon për ta?
Në një intervistë të hapur në RevoCast, gazetari Aldo Mustafa e vuri drejtpërdrejt përballë kësaj dileme kandidatin demokrat në Durrës, Joni Myshketa, duke ngritur pikëpyetjen: “A nuk rrezikon që, për shkak të imazhit të dobët politik të Lulzim Bashës, tiparet e tij të ngatërrohen me ato të tuat?”
Myshketa nuk e shmangu pyetjen. Përkundrazi, ai zgjodhi ta trajtojë me qartësi dhe reflektim:
“Aldo, ndodh! Sepse ne kemi harruar që partitë janë, ose duhet të jenë, grupime vullnetare njerëzish që bashkohen rreth një filozofie të përbashkët. Nëse kjo filozofi shkëputet, logoja nuk përfaqëson më asgjë. Dhe pikërisht kjo po ndodh sot me Partinë Demokratike.”
Por Aldo nguli këmbë që përgjigjja të ishte më e drejtpërdrejtë:
“Dhe në këtë rast, Basha? Mos më devijo… A e përfaqëson Joni Myshketa Lulzim Bashën?”
Me një ton të qetë dhe serioz, Myshketa u distancua qartë nga lidhja personale me liderin e PD-së, duke u përqendruar te identiteti i tij si individ dhe si përfaqësues:
“Joni Myshketa përfaqëson historikun e familjes së tij, emrin e mirë të tyre dhe të gjithë rrugëtimin tim personal, moral dhe qytetar. Unë mbaj përgjegjësi për veten, për punën time, për emrin tim. Dhe këtë e vendos çdo ditë në shërbim të qytetit tim.”
Ky reagim nuk është vetëm një pozicionim politik, por edhe një reflektim mbi mënyrën si duhet të funksionojnë partitë sot: si bashkësi idesh dhe vlerash, dhe jo si strehë për figura të vetme që përcaktojnë fatin e të gjithëve poshtë logos së tyre.
Aldo Mustafa: Duke qëndruar te ajo që përfaqëson partia dhe lideri i saj aktual, Lulzim Basha, unë personalisht e shoh si një lider të dobët, bazuar në përvojën politike që ka. A mendon se, pa dashje, tiparet e tij mund të ngatërrohen dhe t’i atashohen edhe ty si përfaqësues i kësaj partie?
Joni Myshketa: Aldo, kjo ndodh! Ndodh sepse ne, për fat të keq, jemi mësuar të mos i shohim partitë siç duhet — si grumbullime vullnetare njerëzish rreth një filozofie të përbashkët. Në momentin që filozofia shkëputet, atëherë logoja nuk përfaqëson më filozofinë. Pikërisht kjo po ndodh sot me Partinë Demokratike.
Aldo Mustafa: Dhe në këtë rast, Basha? Mos më devijo, hahahaha! A e përfaqëson Joni Myshketa Lulzim Bashën? Dhe ajo çfarë ti përfaqëson në Durrës, lidhet apo shkëputet nga ai?
Joni Myshketa: Atëherë… Joni Myshketa përfaqëson historikun e familjes së tij, emrin e mirë që ajo ka ndërtuar ndër vite dhe të gjithë rrugëtimin tim personal e familjar.