“Sonatë prilli” – Poezi nga Ndue Dedaj

“Sonatë prilli” – Poezi nga Ndue Dedaj

SONATË PRILLI

kur t’i kesh prekur rrathët e lisit

fshihe ditëlindjen pas kalendarëve,

luaj me të kukafsheftas si fëmijë,

mos i numëro më vitet

si alkimistët shufrat e arit

shmangiu furisë së fjalëve

si gjethe fluturake vërrini

“ej, dhe njëqind të tjera!”

gëzohu se je duke ecur ravës

dhe dielli shndrit mbi re,

ani se më zbehtë se dje,

lumi rrjedh i përplotë luginës,

mbart mbi shpinë ura e shkarpa,

ani se s’çel më zambakë

ndër kalivare muzgu;

dije se nuk ka moshë të parë

moshë të dytë, moshë të tretë,

troku njëzet e katër orësh

kalëron përtej aritmetikës… kur të kesh prekur (p)lisin e rrathëve,

për dashuritë e paprajshme

ktheje një gotë verë larushku,

beso se vitet që ikin

janë vite që vijnë!

Ndue Dedaj

Imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale bazuar mbi poezinë