“Përtej kredive të ndjenjave” – Poezi nga Aldo Mustafa

“Përtej kredive të ndjenjave” – Poezi nga Aldo Mustafa

Përtej kredive të ndjenjave

Sot nuk ka më dashuri
Si ato që tregoheshin dikur
Për fat ndonjë tek-tuk mund të bie
Në ndonjë formë të dashurive të dikurshme

Sot nuk ka më dashuri
Nuk pranohet njeriu me huqe
Sikur huqe mos të kishte asnjë njeri
A do quheshin dashuritë pa kushte

Sot nuk ka më dashuri
Është përgjegjësi që paguhet
Të paguajë nuk ka të holla asnjë njeri
Për dashurinë të shkoj dhe në kredi të futet?!

Sot pak njerëz dinë të dashurojnë
Si ato dashuritë e dikurshme
Pa internet, faks a telefonë,
Vetëm me letra dhe laps plumbi

Të mos gabojmë, nuk kërkohet dashuri
Si nëpër shpella, e prapambetur dhe e ngushtë
Por sot si dikur nuk ka më dashuri
Me vendosmëri, besnikëri dhe pa kushte

Imazh i krijuar me Inteligjencë Artificiale bazuar mbi poezinë e mësipërme