“Post Scriptum”
Pak kompekaj,
pak “Sherry brand”,
pak “Bluz”,
menyja e dëshirës
që zbukuron imagjinatën
e të ndenjurit ngjitur
në tavolinën
ku ti paske sjellë lule
pa erë.
E ti u zemërove
që unë nuk i kuptova
aromën e munguar.
Por ti ishe kaq nervoz,
sa nuk pe
që unë isha akoma
në trenin
që nuk u nis
për shkak të grevës
së konduktorëve.
Post scriptum.
Doja të vija,
por greva i përfshiu të gjitha…
M.M 30 prill 2025
