Pse Ndreca
Në këtë rrugëtim timin politik, ndonëse jam kandidat në një listë të mbyllur dhe nuk garoj për votë direkte, besoj fort se çdo hap që hedhim, çdo bashkëpunëtor që përfshijmë, ka një rëndësi të veçantë për mesazhin që japim dhe për të ardhmen që kërkojmë te ndërtojmë së bashku.
Ndaj, për vendin që partia jonë ka në listën e hapur, kam propozuar me bindje emrin e Ndrecës.
Pse Ndreca?
Sepse është i ri, plot energji, me një prani që frymëzon lëvizje e ndryshim, me një ambicie e me një dëshirë të sinqertë për t’u përfshirë dhe për të rënë në sy përmes punës e përkushtimit. Sepse përfaqëson një kandidat të lidhur me njerëzit, me realitetin e përditshëm, e mbi të gjitha, të gatshëm për të ndihmuar.
Ndreca është një zë i fortë opozitar që ndër vite ka treguar integritet dhe vendosmëri në mbrojtjen e parimeve të tij. Një njeri i guximshëm që nuk ka frikë të provojë, një kandidat i cili nuk mbahet peng nga skemat e vjetra, por që beson në ndryshim dhe inovacion.
Zgjodha Ndrecën sepse besoj që ai do të sjellë një frymë të freskët në politikë dhe do të jetë një zë i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët, sepse risia dhe guximi na cojne para. Krenar që do të bashkëpunoj me të në këtë rrugëtim!