Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka shprehur se shijakasit e diasporës kanë pritur me padurim momentin për të ushtruar të drejtën e tyre të votës dhe sot janë më të vendosur se kurrë për të mbështetur progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ai thekson: “Ato nuk harrojnë se kush ju gjend pranë në momentet më të vështira, pas tërmetit dhe gjatë pandemisë. Dhe ky është Kryeministri, Edi Rama!
Shijakasit, brenda dhe jashtë vendit, do t’i thonë JO të kaluarës së errët të ’97-tës, jo Gërdecit dhe jo 21 Janarit!
Shijaku zgjedh të ardhmen, stabilitetin dhe integrimin europian! E ardhmja është me PS-në! E ardhmja është me Edi Ramën!
Uragani i fitores do të vijë edhe nga Shijaku!
Është koha të vazhdojmë përpara me numrin 5 në fletën e votimit dhe me vizionin për një Shqipëri në BE!
Janë ende punë për t’u mbyllur dhe projekte për t’u nisur, të cilat mund të realizohen vetëm nga një forcë politike me vizion të qartë dhe përkushtim, Partia Socialiste!”