Met Dervishi: Z. Rama kryeministër kundër z. Rama të Refleksioneve rebele

Met Dervishi: Z. Rama kryeministër kundër z. Rama të Refleksioneve rebele

Z. Rama kryeministër kundër z. Rama të Refleksioneve rebele

====

(Kuçovarë e kuçovare)

Profeti ynë elektoral… dhe

Misionari i tij

====

Më në fund

Pasi e zgjeroi listën e profetëve me një profet elektoral, -Skënderbeun

z. Rama në Kuçovë na serviri dhe profecinë e tij

Ajo e lidh fatin tonë me Perëndimin dhe jo me Lindjen

( Me një përfytyrim të tillë foshnjarak për Heroin tonë kombëtar do të kishte ulëritur në mes të sallës Edi Rama i rinisë së vet, rebeli i Refleksioneve të vitit 90)

Gjithsesi

më në fund

ai jo vetëm na dha një çelës për të dekriptuar mesazhet e tij ambige

(fj.vj. tani kuptohet që Këneta, zhabat, bretkosat dhe teksti i

kuakuakëve të rezolutës së partive popullore në Spanjë janë kënetë

Por dhe na dha të kuptojmë që ai e sheh veten më tepër si misionar për përmbushjen e një profecie 500 vjeçare, se sa si një politikan

Pra ai e sheh veten

si hero Kulturor

Sakaq

vërtet beson kryeministri ynë se Lindja është kënetë, korrupsion, vend çyrykësh e Latifësh

(Se kuçovarët e kuçovaret tona edhe mund të mos e dinë)

Thua

Vërtet të mos ketë dëgjuar gjë për dragonjtë e Lindjes, Kinën, fuqinë e re botërore, Indinë, fuqinë e re botërore, Indonezinë, Malejzinë Singaporin, Kazakistanin, Azerbajxhanin…

( Kemi dëgjuar që ka 100 këshilltarë dhe, thua, të mos i kenë çuçuritur në vesh që kinezët kanë me qira gjysmën e porteve evropiane…

Apo që Italia, Leonardi italian, sapo bëri një marrëveshje ushtarake me Bajraktarët turq?…

///

Poooor

ka dhe një paradoks që ka të bëjë me misionin dhe me shakarat profetike:

Emiratet Arabe dhe modelin Dubai

(Me të cilin ka 12 vjet që jep e merr dhe po i ekzekuton si model shpopullimi)

ku i fut kryeministri ynë

Te misioni i Perëndimit a Lindjes….

Që po na merr një model zhvillimi skllavëri shkretotirash sheike

E po i trupëzon në një vend me histori mijëravjeçare

Pra

Për z. Kryeministër

Monarkia mesjetare e Emirateve të bashkuara

Është Lindje

Apo perëndim…