S’më fole atë natë.
Të pyeta: si shkoj mbremja jote !?
Ti hiç.
Heshtje.
Më mërzite, më mërzit
sepse, ti nuk e di ende por,
më mungon.
Është e gjitha absurde por,
më mungon.
Më mungon zëri.
Nuk fryn era kur se dëgjoj.
Është si mekje gjethesh.
Nuk di, nuk di çfarë është por,
di që është,
ta puth zërin por, pa t’i prekur buzë.
të ndjej aromën,
por pa t’i puthur shpatullat.
të fle me ty por, pa një shtrat.
Të të kem ndër duar, po pa të prekur.
lot dreri të kem
por, pa pyll në shi.
Të kam Mari por, s’dua kishë,
të më bëhesh ënderr por,
pa gjumë.
zgjim dua të më jesh por,
me diell, siç ti je.
Ti puth duart.
Naten.
Të të kem vete sonte kudo që të jesh… (lm)
SHIHNI VIDEON E PLOTË: Kur zëri është art, bëhet…