Valle e muzikë nga trevat e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës janë përcjellë mbrëmjen e kësaj të marte në Festivalin Folklorik “Sofra Dardane 2025”.
Festivali është zgjedhur të organizohet në një ditë me rëndësi për shqiptarët: në 620-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me në krye Azgan Haklajn, aktiviteti u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kamëz.
Ky aktivitet ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave shqiptare, që gjeografikisht përbëjnë atë që njihet si Rrafshi u Dukagjinit.