Kardinali Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri nga Konklava, do quhet Leoni XIV! Fjala e parë: Paqe pa armë

Kardinali Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri nga Konklava, do quhet Leoni XIV! Fjala e parë: Paqe pa armë

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës, i pari amerikan me origjinë italiane, franceze dhe spanjolle, i lindur në Çikago. Robert Francis Prevost u zgjodh kardinal nga Papa Françesku, dhe pritet që ai të mbajë “frymën” e këtij të fundit.

Në ballkonin e Bazilikës “Shën Pjetër”, fjala e parë e Papës së ri ishte PAQE, një paqe pa armë.

Papa i ri Leoni XIV filloi fjalimin e tij me mesazhin se “e keqja nuk do të triumfojë, ne jemi të gjithë në duar të Zotit. Pa frikë, të bashkuar dorë për dore, ne do të shkojmë përpara, jemi dishepuj të Krishtit“. Këto ishin disa nga fjalët e tij më emocionuese që ngjallën një brohoritje të fuqishme nga turma e pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila e përshëndeti me thirrjet “Leoni, Leoni”. 

Si një augustinian, siç e përshkroi veten, Leoni XIV foli për nevojën e Zotit dhe Krishtit. Ai tha: “Bota ka nevojë për dritën e tij, njerëzimi ka nevojë për të për t’u arritur nga Zoti dhe dashuria e tij. Le të ndërtojmë ura me dialoge, takime, për të qenë një popull i vetëm në paqe.

Lutja e parë e Papa Prevost ishte “për paqen në botë”. Ai kujtoi se sot është Dita e Zojës së Pompei dhe së bashku me besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, ai recitoi një Ave Maria.

“Faleminderit Papa Françeskut”, ishte një tjetër mesazh që dha Papa i ri Leoni XIV, duke e përmendur me mirënjohje pasardhësin e tij. Turma në Sheshin e Shën Pjetrit e priti këtë kujtim me duartrokitje të gjata dhe një britmë entuziazmi.

133 kardinalët e kanë zgjedhur atë si pasardhësin e Papa Françeskut në votimin e katërt. Tymnaja e parë e ditës, rreth orës 11:50, ishte sërish e zezë. Ndërsa në orën 18:08 u ngrit tymnaja e bardhë.

Entuziazëm i madh në Sheshin e Shën Pjetrit, ku njëqind mijë besimtarë të emocionuar shoqëruan momentin me duartrokitje dhe kambana festive. Shpallja “Habemus Papam” u bë në orën 19:13 nga Lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit.