Rrafsh studimor
ka, po dhe nuk ka lidhje me tifozeritë politike
——–
Noviteti i një fushate/ bulizmi/ evropa që erdhi e duartrokiti një përvojë të re politike
Cili ishte enigma e novitetit politik të kësaj fushate të z. Rama
pa dyshim, besoj biem dakord;
Bulizmi
Të gjithë besoj e dini që bulizmi është një simptomë adoleshente, ose, ndryshe, është dhunë fizike ose verbale ndaj bashkëmoshatarëve , po sidomos ndaj më të vegjëlve, pleqve etj
Unë po citoj profesor Galimbertin, po secili prej jush mund të zgjerohet sipas parapëlqimit
sipas profit
bulizmi është mungesë empatie
sipas profit, bulizmi është demonstrim force fizike ose verbale për të kompensuar dobësinë e subjektit që e manifeston
sipas profit, bulët nuk kanë rezonancë emotive ose jehonë emotive, pra nuk e ndiejnë emocionalisht aktin e tyre
p.sh. kur përdhunojnë një femër, nuk e kuptojnë çkanë bërë e pse u kërkohet llogari
sipas profit, empatia nëse nuk rikthehet deri në moshën 6 vjeç është përgjithësisht pa kthim
etj…
Tani, fushata
Për një muaj rresht z. Rama e shndërroi fushatën e programit e bilancit politik të qeverisjes së tij në një spektakël One Show Man të bulizimit të Opozitës
Kjo ndodh për herë të parë në historinë tonë politike
por kjo ndodh për herë të parë dhe në rrafsh euroatlantik
z. Rama, qëllimisht e identifikoi opozitën me z. Berisha, ndonëse kishte dhe z. Shehu, z. Qorri etj.
kësisoj
Por z. Rama nuk bulizoi vetm z. Berisha, po krejt popullin opozitar të cilin e identifikoi me kënetën, zhabat, llumrat, madje dhe me çyrykçët
kurse z. Berisha, me bufin e saj
Kësisoj
fushata jonë ishte rasti i parë në historinë politike evropiane, ku një orgnizatë politike bulizon me të gjitha instrumentet e saj, ekranet etj etj.. kundërshtarin e vetn politik, pra jo liderin, po krejt popullin opozitar
dhe
rasti i parë gjithashtu
kur një lider politik bulizohet për hir të moshës së tij, plak.
Përfytyroni pak çdo të kish ndodhur në Shba nëse z. Trump e partia republikane do të bulizohej kësisoj nga kundërshtarja e tij disa dhjetra vj më e re se ai
Ndërkaq
samiti politik evropian i gobalistëve që erdhën në kryeqytet, jo vetëm e duartrokiti
Çka do të thotë, fj. vj. që z. Macron
në fushatën e tij të ardhshme në Francë mund të bulizohet nga kundërshtarët e tij për zonjën e tij një dhjetëvjeçar më të madhe se ai
z. Macron
meqë patët dhe intimitete darkash te vila e Enver Hoxhës, përfytyroni, ju lutem, vetëm për një moment e ç’metafora bulizuese do të prodhonte z. Rama për zonjën Tuaj……
Në gjuhën tonë popullore
Adoleshentët që bulizojnë moshatarët, pleqtë, gratë etj quhen
Rrugaçë
Dhe
Nëse duken shenjat e para të revanshit politik
Kuptohet që është revansh rrugaçësh
Të cilin, pos të tjerash
E vulosi dhe një samit evropian
Miq
mikesha
siç e shihni, askush nuk ka fituar
dhe kemi bërë një spektakël të turpshëm, ku gjysma e popullsisë ndërsehet publikisht të bulizojë gjysmën tjetër
për pushtet
Mjerim…
Tha….
Gmë