Albert Gjoka, Irena Prici dhe Flori Kasaj do të jenë anëtarët e jurisë së Fondit të Krijmtarisë Letrare për fëmijë.

Albert Gjoka, Irena Prici dhe Flori Kasaj do të jenë anëtarët e jurisë së Fondit të Krijmtarisë Letrare për fëmijë.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri të ditur emrat e anëtarëve të jurisë së Fondit të Krijmtarisë Letrare për Fëmijë. Ata janë: Albert Gjoka, Irena Prici dhe Flori Kasaj.

Çdo vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet 3 autorë shqiptarë që shkruajnë në këtë gjini. Fituesit do të shpallen në muajin qershor, që është konsideruar dhe si muaji i letërsisë për fëmijë. QKLL ka si synim mbështetjen e letërsisë shqipe për fëmijë, e cila është e lidhur drejtëpërdrejtë me edukimin dhe vazhdimësinë.

Aplikimet për të përfituar nga ky fond, u mbyllën më 20 maj 2025 në ora 16:00.

Thirrja iu drejtua autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit, i cili ka kryer aplikimin duke qenë i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor./ata.gov.al

Flori Kasaj
Albert Gjoka
Irena Prici