Ja dhe Skënderbeu ynë profetik që shporr hordhinat aziatike/
Ja dhe statistikat/ eeeee…
Ja dhe çallmat e sheikëve
–+–
Megjithë votimet tona nga fitorja në fitorje
Megjithë investimet e grantet e pafundme evropiane që gllabërohen 95 përqind po nga vetë evropianët
Megjithë investimin e samiteve të Ballkanit perëndimor gjermano Merkelian dhe karrotave dhjetë miliardë dollarëshëe që su panë kurrë
Megjithë sanitet e Open balcanit tonë zulmëmadh që deshi të krijonte një lider serb edhe për Jonin e Adriatikun, po me një karotë dhjetë miliardë dhe që avullimi
Dhe
Edhe Me gjithë këtë samitin e ri të 47 vendeve evropiane që u mahnitën me zhdrivillimet tona e fitoret tona
Ja dhe statistika:
Lindshmëria fëminore në vendin e shqiponjave ka rënë me 26 përqind
Çfarë po ndodh kështu?!.. pse po ndodh kjo në këtë republiçkën tonë që po thyen rekordet e turizmit botnor
Pse nuk shkon dot te tregu se, ndonse duhet të dilnin prodhimet pranverore
Çmimet janë më të thekura se ato të marketeve e supermarketeve gjermane?!…
Shumë pyetje
Dhe shumë përgjigje fake nga fezinjtë e politikës, medieve, ekraneve, e moderatorëve korespondentorëve e korespondentiçkave tona 30 milion lekëshe
?
?…
Asnjë iluzion, mikesha e miq
Ajo që na mbajnë fshehur është lepuri që fle te modeli ekonomik që na ka imponuar tranzicioni/ eufemizëm për vdekjen e ngadalshme të kombit tonë
Po cilin…
Nga njëqind e një modelet e kësaj bote të madhe
Pa shiheni me kujdes: pastaj shqyrtojeni me miqtë tuaj se është e thjeshtë të pyesësh pse ndodh p.sh. që numri i turistëve tanë dhjetëfishohet
Dhe çmimet e tregut dhjetfishohen
Dhe fitorjet e votave dhketfishohen
Etj etj
E thjeshtë
As hyn fare Skënderbeu ynë, as Mamica
Ne na hipnotizojnç me demokraci
Po në këtë Shqipërinë tonë po instalohet me shpejtësi modeli i monarkive mesjetare të Gjirit
Pa monarkët
Po me sheikët
Atje është modeli i një partie shtet dhe i një opozitë të përçarë, të atakuar e të përçmuar
Atje është modeli i shteteve ku taksat e qytetarëve, dmth buxheti i shtetit
Shkon në favor të projekteve të sheikëve dhe jo qytetarëve
Sheikët tanë janë liderë, parlamentarë/ drogmenë/ pisnesmenë etj etj …
Sapo dalin kësi statistikash
Atyre u mbijnë mbi krye çallmat e sulltanateve arabe
Shihini
Shihini me brekushe e shallvare
Dhe ja ku jemi:
Një çift të rinjsh shqiptarë
në këtë monarkinë tonë të polariteteve ekstreme nuk mban dot as dhe një fëmijë
Ndonëse të dy punojnë
Ky është sulltanati i çallmave tona
Apo do të hidheni në sulm tani të na mbushni mendjen që këto janë statistikat e armikut