Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Piro Milkani, një nga kolosët dhe baballarët e Kinematografisë shqiptare, me mbi 20 prodhime që qëndrojnë në majën e artit dhe kulturës.

Homazhet dhe ceremonia për kinematografin e njohur njoftohet se do të zhvillohet sot në orën 13:00.

Lajmin e trishtë e ka ndarë sot edhe i biri i tij, Eno Milkani, përmes rrjeteve sociale, me anë të një mesazhi prekës: 

“Iku babai, shoku dhe kolegu im!”

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes

Filmografia e një kolosi të kinematografisë shqiptare, nga vitet 60-të dhe deri në amëshim

Filmografia e tij e shquar nis që në moshë të re, ku në Kinostudion shqiptare del filmi aq i dashur për artdashësit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, më 1967. I pasura me “Përse bien këto daulle” dhe “Kur zbardhi një ditë”, (3 episode), më 1969 dhe 1971.

Një gjurmë të fortë Milkani do linte me dy prodhimet e radhës kinematografike, “Shtigje Lufte” më 1974 dhe komedia aq e bukur “Çifti i lumtur”, me kastën më të mirë të aktorëve shkodranë. Dhe ngjitja do të vijonte me dy seritë “Zonja nga qyteti” më 1976 dhe “Një shoqe nga fshati” më 1980, që kanë mbetur edhe sot në zemrat e shumë shqiptarëve dhe janë ndër filmat më të ndjekur komedi.

Pa harruar më tej “Besa e kuqe”, “Pranvera nuk erdhi vetëm”, “Gjenerali i ushtrisë së  vdekur”, së bashku me regjisorin italian Luciano Tovoli, për të finalizuar me “Ngjyrat e moshës” në kapërcim të dy epokave historike të vendit (1990), apo “Lamerica” më 1994 dhe “Trishtimi i zonjës Shnajder” më 2008, ku filmografia e tij u pasurua edhe më shumë, pavarësisht tranzicionit të vendit.

Jeta dhe vepra e pasur e regjisorit

Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë.  

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë .

Jeta dhe rruga artistike e Piro Milkanit

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës, një vatër e kulturës shqiptare. Që në moshë të re u tërhoq nga magjia e kinematografisë dhe vendosi të ndjekë studimet për operator filmi në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, ku edhe realizoi filmin e diplomës “Nenavist” (Mosmirënjohja).

Kthimi në Shqipëri shënoi fillimin e një karriere të jashtëzakonshme në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Si operator dhe më pas regjisor, ai la gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar me mbi 20 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër. Stilistikisht, Milkani u dallua për realizmin e tij të kujdesshëm, për portretizimin njerëzor dhe për reflektimin kritik e të thellë të realitetit shqiptar.

Nga ana tjetër duhet veçuar se Milkani ka qenë bashkëregjisor i filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Luciano Tovolit, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë, i cili u prodhua nga kinemaja italiane në vitin 1983. Protagonist i filmit ishte aktori i njohur Marcello Mastroianni.

Gjatë karrierës së tij, Milkani fitoi shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, si dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar”.

Një jetë e dedikuar artit dhe edukimit

Përveç krijimit të filmave, Piro Milkani ishte edhe pedagog i dashur, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të regjisorëve dhe operatorëve shqiptarë. Ai ishte gjithmonë i përkushtuar ndaj artit dhe kulturës, duke kontribuar edhe në organizimin e festivaleve dhe promovimin e kinematografisë shqiptare në botë.

Dy filma kryesorë që mbeten në kujtesë

Nga filmografia e pasur e Piro Milkanit, dy filma që spikasin dhe mbeten të dashur nga publiku dhe kritikët janë:

“Trishtimi i zonjës Shnajder” (2006) – një dramë psikologjike që trajton pasojat e tranzicionit shoqëror në Shqipëri. Filmi ndjek historinë e zonjës Shnajder, e cila përballet me vetminë, zhgënjimin dhe sfidat personale në një shoqëri që po ndryshon me shpejtësi. Me një regji të kujdesshme dhe një interpretim të thellë psikologjik, filmi reflekton mbi pasigurinë dhe krizën e identitetit në një periudhë tranzicioni dhe lidhet me vitet e tij të studimit në Çekosllovaki.

“Zonja nga qyteti” – një komedi satirike që përshkruan me humor dhe ironi kontrastet sociale midis jetës urbane dhe provinciale në Shqipërinë e periudhës së fundit të komunizmit dhe fillimit të tranzicionit. Përmes një serie situatash komike, filmi sjell një portret të gjallë të mentaliteteve, paragjykimeve dhe sfidave që lidhen me ndryshimet shoqërore.

Trashëgimia që do të mbetet gjallë

Piro Milkani është emri që lidhet me zhvillimin dhe pjekurinë e kinematografisë shqiptare në periudha të ndryshme historike. Ai i dha filmit shqiptar dimensione njerëzore, psikologjike dhe shoqërore, duke krijuar një arkiv të çmuar filmash që flasin për realitetin dhe shpirtin e shqiptarëve.

Filmografia e Milkanit 

2008 Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)

1990 Ngjyrat e moshës

1988 Pranvera s’erdhi vetëm

1987 Eja!

1985 Në prag të jetës

1984 Militanti

1983 Fraktura

1982 Besa e kuqe

1981 Në kufi të dy legjendave

1980 Një shoqe nga fshati

1979 Ballë për ballë

1977 Shëmbja e idhujve

1976 Zonja nga qyteti

1975 Çifti i lumtur

1974 Shtigje lufte

1974 Një firmë e hekurt (dokumentar)

1973 Festë e madhe (dokumentar)

1971 Kur zbardhi një ditë

1969 Përse bie kjo daulle

1969 Festivali i 7-të i fëmijëve (dokumentar)

1968 Fitues

1967 Ngadhënjim mbi vdekjen