“Çaj për drerë” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Çaj për drerë” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Çaj për drerë “

Një natë Krishtlindjesh,

teksa në box-in e makinës

dëgjoja

C-D e preferuar,

kalova

në një rrugë me vajza.

Vajza lëkurebardha,

dekoronin rrugën

si bredhë të zhveshur

në të brendshme .

Me drojën e

gruas

së padëshëruar,

ndala

makinën

e bashkë me të

frymën.

Dy

sy të lëngshëm,

të butë

si të vajzës sime,

i përkisnin

një prostitute

që kishte ftohtë.

Se prostitutat

gjithmonë kanë ftohtë.

I zgjata termusin e çajit që nxirrte avull.

Nuk folëm.

Ndoshta ajo flet

gjuhë drerësh,

por unë s’i kuptoj

as bredhët

as drerët dhe

ika

duke parë nga pasqyra

dorën,

që pinte çajin…

e Krishtlindjes.

Sa herë kaloj kësaj rruge,

lë pak çaj

për drerët.

M.M 25/05/2025