Robert Bisha, koncert pianistik në Teatrin e Operës! Cirku Kombëtar, shfaqje në qendër të Vorës

Robert Bisha, koncert pianistik në Teatrin e Operës! Cirku Kombëtar, shfaqje në qendër të Vorës

1.Koncerti piano solo “On the road” nga Robert Bisha do të vijë mbrëmjen e 30 majit në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

2.“Shtigje të bigëzuara” është ekspozita nga Alban Hajdinaj kuruar nga artistja britanike Elizabeth Neilson, që do të çelet te galeria “Zeta” në 30 maj në orën 18:00.

3. Takim me regjisorët e rinj do të mbahet në 29 maj në orën 19:00 te qendra “Dua” në Tiranë nga Renis Hyka.

4. “Autorët takojnë Autorët” është biseda e parë e një serie bisedash, që do të mbahet në Vila 31-Art Explora në 29 maj. Për të pranishmit, në orën 18:00 do të shfaqen filma të shkurtër nga regjisorët Erenik Beqiri dhe Samir Karahoda, ndërsa në orën 19:00 do të bisedohet rreth filmave dhe kinemasë.

5. Komedia “Kërkohet një tenor” nga Armand Bora vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe në  29 dhe 30 maj në orën 20:00.

6a. Nga data 30 Maji, Galeria e Arteve Digjitale Korçë ju fton në një përvojë unike multimediale 360° që sjell në jetë librin për fëmijë “Arti i barabarti”, një udhëtim që frymëzon, edukon dhe prek zemrat e të vegjëlve dhe të rriturve njësoj.

7. Cirku Kombëtar do të jetë mesditën e kësaj të premteje, pra, në orën 12:00 të datës 30 maj në qendrën e qytetit të Vorës me një shfaqje.