Bebe Rexha ka shënuar një sukses tjetër në karrierën e saj. ‘Meant To Be’ kënga e artistes shqiptare me famë botërore është renditur në krye të listës së 100 këngëve më të dëgjuara country të shekullit 21, sipas prestigjiozit Billboard.
“Grafikët country të shekullit 21. Hidhni një sy listës së Billboard për këngët më të mira country të shekullit 21, bazuar në 25 vitet e para të këtij shekulli”, shkruhet në faqen zyrtare të Billboard.
Ndërkohë pas këtij lajmi, Bebe Rexha e ka shpërndarë sërish postimin e Billboard në Insta Story.
Kënga “Meant To Be”, e publikuar në vitin 2017, ka thyer rekorde të shumta – përfshirë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify, mbi 1 miliard shikime në YouTube, si dhe çertifikimin “Diamond” në SHBA – një arritje që pak këngë kanë mundur ta prekin.
Ajo ka marrë gjithashtu nominime për Grammy, MTV VMA, MTV EMA dhe CMA Awards.
