Keinemusik ndezi Tiranën, mijëra të rinj në koncertin elektronik! 

Keinemusik ndezi Tiranën, mijëra të rinj në koncertin elektronik! 

Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës elektronike! Parku i Liqenit Artificial të Tiranës mblodhi mbrëmjen e së shtunës mijëra të rinj, por jo vetëm, nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një super koncerti të organizuar nën tingujt magjepsës të Keinemusik – kolektivit legjendar gjerman të muzikës elektronike me në krye DJ-n dhe producentin e famshëm Adam Port.

Për herë të parë, grupi legjendar nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa and Reznik, mjeshtrat e beats-it elektronik, zbritën në Tiranë dhe sollën një performancë spektakolare njëjtë si në festivalet më të mëdha botërore.

Nga Ibiza në Coachella, në festivalet më të mëdha e klubet më ekskluzive të botës, Keinemusik ka ndërtuar një identitet që nuk mund të imitohet

Muzika nisi që në orët e para të mbrëmjes dhe nuk u ndal deri në agim. Mbi 7 orë muzikë, tinguj afro-house dhe techno krijuan një atmosferë elektrizuese.

Keinemusik është një kolektiv dhe label gjerman i muzikës elektronike, i themeluar në Berlin nga DJ-të dhe producentët Adam Port, &ME dhe Rampa. Të njohur për stilin e tyre unik që përzien house, afro-house, techno dhe tinguj etnikë, Keinemusik kanë ndërtuar një identitet të fortë artistik që i ka çuar në skenat më të mëdha të botës – nga Coachella dhe Tomorroëland, deri te Ibiza dhe Burning Man. Performancat e tyre janë të famshme për atmosferën ritualistike dhe përvojën vizuale që krijojnë.

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale fragmente nga koncerti elektrizues me mbishkrimin “Tirana Europiane”.