“E vjellë”
Hija ime
e stërzgjatur
që më vjen pas,
Kurrësesi!
Ajo gjë e zezë,
pa shpirt,
është vizatim
nga një amator.
Ose,
dikur
kam qenë një hije,
ose
dikur
kam dëbuar një hije,
ose dikur
ke qenë ish-pjesë imja,
e keqe,
që trupi e ka vjellë
100-200 cm larg.
Më shumë s’ka mundur.
Unë jam e bardhë,
e paqtë,
e butë.
Ti nuk ka se si të jesh unë.
Ti je
e paturp,
e paskrupullt,
e pacipë.
Lejon të të shkelin,
të të fyejnë,
të të tallin –
dhe kur mendoj që unë kam qarë për ty…
Po të fal pa ankand.
Le të të marrë kushdo
që të dërgoi te unë.
M. M 05/06/2025