Ja që ndodhin në republikën tonë të bananeve
Ato që nuk ndodhin asgjëkund
(Dhe me siguri
Që nuk i din udhëheqja:
1.
Plazhet tona, gjithë vijën bregdetare, e kanë marrë hotelet dhe restorantet e politikanëve, bodigardëve, doganierëve etj etj të të gjitha partive tona politike
Dhe siç dihet
Edhe duhet t’i mirëmbajnë, me detyrim kontrate
2.
Siç dihet
Të gjitha bashkitë tona kanë një strukturë që merret apostafat me plazhet, pra dhe me pastrimin e tyre, ndonëse kjo strukturë duhej shkrirë qyshkur sa kohë që bregdetin ua kemi falur privatëve
Pooor
Ja dhe fakti
Po bëhet një tender 1.2 milionë dollarë për pastrimin e plazheve!!!
Ndonëse kontratat e parcelave me privatët parashikojnë dhe mirëmbajtjen e tyre!
Pra
Paret i paguajmë ne
Fitimet i marrin hotelet, restorantet …
Kjo është mrekullia e modelit tonë ekonomik, që se ka askush dhe s’guxon ta bëjë askush tjetër në këtë botën tonë që njohim