“364”
Kalendari
në mur ka
varur në gozhdë
si kallkan solemn
mbi krrak-krrakun e thatë
të çarçafëve
në një skenë filmi horror.
Mjaftoi
një natë,
vetëm një natë,
që gryka e vullkanit
të riaktivizohej
e të shkrumbonte
364 të tjera.
Që nga ajo natë,
nuk u tregëtuan më
kalendarë.
M.M 08/ 06/2025