Kompleks inferioriteti?…
Kompleks i një mendjeje të kolonizuar?..
Shkrimtari, filozofi dhe Soft power/ fuqia e butë
—-
Parantezë:
Ne kemi një traditë
Kemi poetë, filozofë, gjuhëtarë, sociologë etj etj të rrafshit evropian:
Kjo nuk është mburrje patriotike stadiumesh apo pellazgollogjira:
Po.sh.
Naim Frashëri ynë ka qenë ndër njerzit më të ditur të kohës së tij. Ai ka shkruajtur vepra në persisht, shqip, greqisht e ka përkthyer dhe Homerin.
Naimi ishte guri i themelit. Ai ishte një format që kish thithur kulturën perse e arabe, otomane, greke të vjetër, latine, gjermane, franceze, italiane …
Dhe përgjithësisht
Të këtij formati enciklopedik, pra njohës të kulturave të kohës së vet e poliglotë kanë qenë:
Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Lasgushi që ndër të tjera ishte dhe njohës i Vedave….
Etj
Etj…
Deri te Kadare
Me formate të tilla 13 gjuhësh mund të mburren fare pak vende evropiane….
E megjithatë
Ne kemi shumë mikesha e miq
Që na postojnë vazhdimisht statuse me citime shkrimtarësh e poetësh e filozofësh të shquar evropianë e anglezë
Po rrallëherë citojnë Panteonin tonë kombëtar…
E dini ju
miq e mikesha p.sh.
që Sami Frashëri ka aforizma të mrekullueshme dhe ka qenë njëri ndër njerëzit më të ditur të kohëve
Ose që Gjergj Fishta ynë që identifikohet me Lahutën, ka punime gjuhësore, sociologjike e filozofike që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot
Ose që….
E megjithatë
S’po e gjejnë që s’po e gjejnë rrugën për të hyrë te statuset tona
( Kuptohet
Googel nuk promovon autorët tanë, googel promovon Soft power, fuqinë e butë që prodhon mendje të kolonializuara, komplekse inferioriteti kulturor
Do t’a kapërcejmë këtë fazë “foshnjarake
inferioriteti që shitet si evropianizëm, nivel i lartë etj etj…
Po në fakt
Është thjesht
Kompleks inferioriteti
I një mendjeje të kolonializuar