Udhëtimi me avion është konsideruar prej kohësh si një nga mënyrat më të sigurta të transportit. Por për shumë pasagjerë që kanë ende ankth nga fluturimet, pyetja kryesore është se cili është vendi më i sigurt në një aeroplan.
Studimet kanë dokumentuar se cilat pjesë të kabinës së avionit ofrojnë probabilitetin më të lartë të mbijetesës në rast aksidenti, bazuar në statistika.
Sipas një studimi të publikuar nga TIME, i cili u bazua në 35 vjet të dhëna nga rrëzimet e aeroplanëve, ai tregoi se vendet e mesit në pjesën e pasme të aeroplanit kanë shkallën më të ulët të vdekshmërisë, e cila luhatej rreth 28% .
Në të kundërt, vendet pranë korridorit në mes të aeroplanit kishin shkallën më të lartë të vdekshmërisë, me 44%.
Vendet pranë daljeve të emergjencës janë gjithashtu të rëndësishme për mbijetesën, veçanërisht në situata ku kërkohet evakuim i menjëhershëm për shkak të zjarrit ose tymit.
Analiza zbuloi gjithashtu se vendet në pjesën e pasme të aeroplanit kishin një shkallë të përgjithshme vdekshmërie prej 32% , vendet e mesme kishin 39% dhe vendet e përparme të aeroplanit kishin 38% .
Të dhënat shkencore sugjerojnë se pasagjerët që ulen brenda pesë rreshtave nga një dalje kanë një shans dukshëm më të lartë për t’u larguar nga aeroplani në mënyrë të sigurt.
Megjithatë, vlen të përmendet se, siç theksojnë ekspertët e aviacionit, probabiliteti për t’u përfshirë në një aksident ajror është jashtëzakonisht i ulët, 1 në 11 milionë, ndërkohë që për automjetet janë shumë më të larta. Po aq e rëndësishme për sigurinë mbetet t’i kushtohet vëmendje udhëzimeve të ekuipazhit, si dhe njohurive për procedurat e evakuimit.