”Lulëkuqe” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

”Lulëkuqe” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

” Lulëkuqe”

Si linde ti
lulëkuqe?
E kuqja jote
nuk është
si e kuqja e Tizianit,
as si e kuqja
e buzës së nuses.

Vello trishtimi
të rri
mbi petale.
Aroma jote
nuk është ekstrakt parfumi.

Gjithë lulet e tjera
zbukurojnë dasma e kurora.
Ti, jo!

Si linde ti, lulekuqe?

Thonë
pas beteje …
lulëkuqën dheun.

Tani e kuptoj
pse
je e vetmja lule
që ke grup gjaku.

Lulëkuqe që mbin çdo ditë.

M.M 14/06/2025