SHRUKD: Ndërhyrje dhe pastrim në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës

SHRUKD: Ndërhyrje dhe pastrim në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës

Për të garantuar një mjedis të pastër dhe funksional në kulmin e sezonit turistik, ekipet e Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Durrës kryen mbrëmjen e djeshme një ndërhyrje emergjente përgjatë zonës turistike të Shkëmbit të Kavajës. Aksioni kishte në fokus pastrimin e rrjetit të ujërave të ndotura, një veprim i domosdoshëm për të shmangur bllokimet në infrastrukturë dhe për të ruajtur standardet mjedisore në një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucionit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve dhe pushuesve, ndërsa bëhet apel për më shumë kujdes nga qytetarët në përdorimin e rrjeteve të kanalizimeve.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmjen e djeshme, ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës zhvilluan një ndërhyrje të menjëhershme përgjatë zonës turistike në Shkëmbin e Kavajës, për pastrimin e rrjetit të ujërave të ndotura.


Ky aksion është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të garantuar një mjedis të pastër dhe funksional për banorët dhe pushuesit që frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit turistik.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimeve, pasi kjo shkakton bllokime dhe dëme në infrastrukturë, por mbi të gjitha ndikon negativisht në mjedis dhe cilësinë e jetës.


Bashkë mund të mbajmë plazhet dhe lagjet tona më të pastra dhe më të sigurta për të gjithë!