“Te sfidoj” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Te sfidoj” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Te sfidoj”

Unë

nuk jam një Penelopē!

Një Penelopē

e mbyllur mes mētuesve.

Po të isha ,

do të qe shkruar ndryshe historia.

Telemaku

do kishte një vëlla tjetër,

që s’do të kishte ty për baba

Uliks!

Ti,

që fute ushtarē nē bark te kalit,

që shkove me Circen e Nausikën.

Ti,

që këmbë e duar u lidhe ne anije

të mos i përgjigjeshe epshit

të paburrërisë

që ta mori lufta.

Ti,

që në shtëpi u ktheve

si besnik që ishe,

dhe këtë e tregove…

me një kalë.

Unë,

Penelopa e kohëve moderne,

nuk end pēlhura.

Unë të sfidoj

Uliks!

M. M 01/07/2025