Harku i vjetër-poemë-Nga Met Dervishi

Harku i vjetër-poemë-Nga Met Dervishi

Nga Met Dervishi

Tani ka ardhurkoha
që secili të kthehet në Itakën e vet
Kasnecët duhet t’ungjiten sakaq direkëve
e t’u fryjnë brirëve
Muçot, poshtë, duhet të tërheqin sakaq litarët
të hapin velat
e të ngrenë ankorat
Flota perandorake e Agamemnonit
flotiljet e beotëve, fokidëve, spartanëve të tjerë, cikladëve , akejve
të koalicionit të ri të trafikut të arit, naftës dhe nefritit kinez
të ngushticëssë Helespontit
Dhe flota mirmidonase e Akilit
ajo e krahut të majtë
jo më pak e rëndësishmja, megjithëse grindavece
Të bëhen gat ialtarët dhe libasionet:
secila prej flotiljeve duhet t’i falet sa më parë Poseidonit të vet
Po qëndruam dhe disa ditë mes kësaj katrahure
kemi për ta vajtuar flotën dhe kemi për të vrarë
njëri-tjetrin
Të gjithë e dimë ç’pondodh:
Shtatoret e zotave
i kemi plasur me kokë poshtë nga shkallët e Forumit Trojantë Campidolios
dhe kalorësit e gardës pretoriane, me qysqinë duar
po coptohen me njëri-tjetrin për tiarat, tunikat , diamantet, gurët e çmuar
dhe gajtanët e artë të tunikave hyjnore
Te pallati i Priamit, më në fund
e gjetën portën e fshehtë të labirintheve të thesareve
po sakaq, tebanët i kanë zhveshur shpatat kundër mirmidonasve
që donin të hynintë parët
Tutje, te tendat e përmbysura të argjendarëve
atje në mes të rropullive të gjerdaneve të shkapërdara mbi asfalt
hoplitët po vrasin taksiarkët e vet
që duan të vendosin rregull
Sakaq
edhe një repart tjetër kalorësish
(Bash ato që sulmuan karrot e Menelaut
e ia grabitën dhe një herë tjetër brilantet Helenës së tij)
ia kanë mbathur në drejtim të maleve e luginave
të guvernave të botës së tretë
Kësisoj,
urdhëri është i prerë:
Të dehurit duhet t’ izhagisim me dhunë
t’i hedhim mbi shpinë dhe t’i plasim mbi kuverta
pa gëk, as mëk
Troja na kaf utur në kurth
Po bëhen shtatë javë
që po i nxjerrim sytë njëri-tjetrit
Të vjen të qash
se si shpartallohen kohortat pas fitoreve
megjithëse ditirambet s’thonë gjë për to, as poetët
Dhe
mesa saj katrahure
përveç falltarëve të verbër rreth flakëve
askujt s’ia priste mendja
që, teksa dotë zhytej nën shkumëzimet e vaskës së tij imperiale
Agamemnonin
atë që tan i kishte në inventar
edhe çelësat e minierave të Kimberley-t
Agamemnonit, pra
atje te vaska e banjos i kishte zënë pritë te hui sëpatës së Klitemnestrës
që feksite sytë e tij për herë të fundit
Madje as Odiseu
s’kishte nga ta dinte që njëqinde një mëtonjësit e Penelopës së tij
ia kishin përzënë të atin nga pallatet
Madje dhe të birin
Telemakun
Ishim të gjithë si të çartun:
askush s’e kishte mendjen tek ajo që kishim lënë pas
as te ajo q ë kishim para
Me varre në dorë
atje në Trojën e gjirit të Helespontit të trafikut të arit, argjendit, naftës e litiumit
afrikan
Ne shpikëm barbarët
2
Tani ka ardhur koha
që secili të kthehet në Itakën e vet
Edhe flotiljet e Menelaut
edhe dyrremëshet e Akilit, trirremëshet romake, galionet
e bazave ushtarake të Kartagjenës
dhe torpendierat
e garnizoneve romake të brigjeve danubiane, ato të Rinit, Amsterdamit
velat e kullave të Murit të Ardianit të provincëse gërshane të tribuve
britanike
dhe
legjionarët e garnizoneve të bankave rreth puseve të naftës
të provincave romake të Lindjes, Bagdadit
dhe karrocatat
e ndëshkimit të provincave të Efesit, Galilesë e Aleksandrisë
Pastaj dhe velat e fonderive të katapultave romake të brigjeve të Tamizit
që hapën krahun matanë, përkëndej oqeanit, dhe hodhën këpurdhaf lake
mbi Hiroshimë
Duhet të kthehen sakaq
edhe karavelat e Kolombit të Traktatit të Tordesillas dhe bulës papnore të
ndarjes së botës në paralelin 46
të minierave të fosforiteve, thesareve të Montezumës, Silicon Valley-t
Edhe Karavelat e Magelanit
Kavaleria e HernandoCortesit
korsaret dhe bukanierat e piratëve zhulsa të Karaibeve
galeonët e Kompanisë Britanike të Indive Lindore që morinë dorëzim gurutë
dhe Mogline Vedavepërt’umësuarabecenë
Traktati i Koncilit të Madh papnor
traktati i shtatë myhyreve të Sulltan Saladinit
Muçot duhet të tërheqin litarët dhe të ngrenë lart
velat e kryqëzorëve, torpendierave
si dhe velat e laboratoreve të teknologjisë së fundit
të pandemive
Velat e Traktatit të Versajës
velat e tankeve të Operacionit Barbarosa që janë drejtuar kundër Stalingradit

më 22qershor 1942
velat e Traktatit të Yaltës
Velat e Traktati të shembjessë Murit të Berlinit
velat e templarëve të rinjtë kryqëzatave të satanikëve, transgjinorëve e
humanoidëve
që kanë pushtuar ekranet
Velat e revolucioneve të kadifenjta
velat e revolucioneve të portokallta
Madje dhe velate kuvlisë së guguçeve të zotit Borrelvonder Layen
në Brukselin e tremburngaxhunglat
3
Tani ka ardhur koha
që secili të kthehet në Itakën e vet
Te gjithë e shohim
që tokat e Mikenës kanë mbetur djerr, tokat e Kartagjensës, fushat përreth
Laciumit, fabrikat e komunave të braktisura, oxhaqet e rafinerive
Investimet kanë shkuarnë Lindje, te krahu i lirë i punës
i Egjiptit të intrigave dhe i Kleopatrës që na furnizon me grurë, eskorta,
byzylykë
dhe turma refugjatësh
Ca presinnë radhë të mësojnë përmendësh kushtetutën e etërve themelues
(simulakrit të Patriarkëve)
ca të tjerë po kaptojnë muret e telave me gjemba dhe po përleshen me qentë
e gjahut të zotit Tramp, përkëndej kufirit të Aleksandrisë
Herë pas here
ata u qepen mbi shpinë kodrinave të Capitolit
dhe plaçkisin selinë e forumit oktavian, çitadelën e Kaligulës
Kameramanët filmojnë
Brirët e Q’anon-it
bëjnë xhiron e botës
Kurse, lart nga kënde të fshehta
serverat filmojnë oficerët e sigurisë së lartë
duke inxitur kapuçonët e kukluksklanit t’ idrejtohen zyrës ovale
të Jul Çezarit
4
Tani ka ardhur koha
që secili të kthehet në Itakën e vet
Ja, Odiseu
Sa me këmbë,sa me duar
ai po kacavirret mb ipyllin e direkëve të aeroplanmbajtëses Clinton BCs3t5A7
që t’u fryjë brirëve të kthimit
Por brigjet përreth
Brigjet përreth oqeaneve janë shurdhuar:
Dronët e detrave, admirialiatet, ministrat e Luftës, eunukët e shtabeve politike,
zëdhënësit lesbikë të lobit të LBGT-ve që tan ikanë mbërritur derite krevatii
perandorit, presidentët e lobit të armëve etj.etj.,
tani po dëgjojnë fjalimet dhe po duartrokasin paradat e tankeve
të marsheve të Radeckit
Nën ritmin e tyre
askush nuk po i dëgjon klithmat e filologëve të Harëardit e Yellës që po shkulin
mjekrat
te shkallët e bibliotekëssë Aleksandrisë
që po digjet nga e para
Kemi njëqind vjet
që kemi veshur këmishën e forcës së klinikave fabianiane të standardit
dhe nuk dëgjojmë askënd tjetër përreth perimetrit të egos sonë (që kujtojmë
se është brerore perëndish)
Së pari,
shkretuam panteonet
pastaj shterpëzuam mitet e ritualet e tyre
pastaj Biblën e Kuranin
pastaj Luvrin, katedralet, kështjellat, monarkitë, principatat, republikat
kabinetet e tyre qeveritare etj.,etj., dhe, ( megjithatë, të gjithë i përgjojmë
me androidë)
Së fundi,
po shterpëzojmë gjenitalet, gjuhën, gjinitë
Aventurëne Odisesë e kemi shqepur dhe i kemi kthyersë prapthi
të gjitha episodet e saj
Si fillim
ciklopin e nxorrëm nga shpellat e simboleve dhe ashtu, me një sy,
ua dhamë studiove të marketingut, skenaristëve, logove të fushatave
elektorale kantautorëve dhe qenve me trikokë të Bahofemit
Pastaj
sapo prekëm tokë në brigjet e ishujve të Eolit
ne e mbyllëm Odisenë në kabinën e kapitenit dhe ua futëm thikën
kacekëve futuristë të erërave të distopive, pozitivizmit, socializmit, liberalizmit,
darvinizmit, socialdemokravisë, leninizmit, nazizmit, flakëve të djegiess ë
Raishtagut, 11shtatorit
Pastaj, në gjirin e Salernos
në vend që ta vinim, ne e hoqëm dyllin
nga veshët e jahteve të patricëve të Ëal lStreatit, Jeff Bezosit, Bill Gate-sit,
Ëarren Buffet-it
etj.etj.
E hoqëm dhe nga veshë te kroçierave
e hoqëm dhe nga tragetet modeste të plebejve turistike
madje edhe nga tragetet tërhiqe-e-mos-e-këput
të pensionistëve
Sirenat ia kanë mbathurme kohë nga sytë këmbët prej ishujve të tyre
dhe taninë skenë kanë mbetur vetëm tubistet e emigracionit afrikano tailandez
, klinikat e botoksit, aksesorët hi- tech dhe metronomet
e agjensive të seksit
Odiseut iu deshën plot shtatë vjet që të bënte zap hybrisin e vet
në ishujt e mistereve të të Kalipsosë
prandaj arriti që t’i çmagjepsë maskilistët e aventurëssë tij që shqyen portat
misterit femëror
derrat e hakmarrjessë Circes
Sakaq
ne ia kemi hequr eliksirin magjive
të ishujve të Kalipsosë dhe i kemi zëvëndësuar me portalet e seksit
të markezit de Sad
(Odiseu tani na sheh teksa mbllaçitemi
në tharkune stallave të supermarketeve)
Madje dhe kanibalët e ishujve Lestrigone
i trajtuam sipas mënyrëssonë
e ua dhamë misionarëve, antropologëve, biologëve, anijeve të DanielDefosë
që të portretizonin indigjenët e ishujve
që kemiplaçkitur
Pastaj te brigjet e rrezikshme të lotofagëve
atje ku Odiseu iktheu marinarët e vet me dhunë te anijet, ndonëse kishin tetë
ditë pa ngrënë e papirë
nënf shikujt e zemërimit të Poseidonit
Te lotofagët, pra
sapo mësuam efektin e lotosit
ne ngritëm sakaq qindra impiante laboratorikë të amnezive kolektive
të një great- reseti të ri
(Në krye përkolonitë
pastaj për veten)
Nëgreat- resetin e parë,
(të atij që mezi mbahet mend)
ne shpikëm etiketën e parë të resetit: paganizmin dhe, pasi e ngulëma të mbi
shpinën e Kronosit, Zeusit, Athinasë, Orfeut, mistereve eliziane, Praksitelit,
Akademisë së Platonit etj., etj.,
i zhgarravitëm dhe i përzumë të gjithë nga Olimpi
për t’u zënë vendin
Nëgreit resetin tjetër, kur u kujtuam për rikthimin e paganëve, që tanina
duheshin
ne mprehëm hanxharë te satirës volteriane dhe u hodhëm mbi virgjërinë e
suorave, organot, lutjet, himnet, sermonet, këmbanat, manastiret, katedralet,
ThomaAquinin, Burbonët, Habsburgët, Romanovët
Dhe pastaj
ia premë kokën Maria Antuanetë se ca pika gjaku ia morëm gijotinëse i
hodhëm
mbi gërbulën e pashërueshme të JeanPoul-Maratit–Mikuttë Popullit
të distopive të reja
(Tani, në fronin e saj
kemi vënë vithet e Mariannëssë turmave të revolucioneve)
Dhe, ndërkohë
kur dalim ndonjëherë nga topitja dhe ngremë kokën lart, te yjet, shohim vetëm
një qiell me një ndriçim digjital
Jemi n pragun e
great- resetit të humanoidëve që, nëpër studiot Space Xtë Elon Maskut dhe
anekset eksperimentale të shërbimeve inteligjente e forumet e think- tankut
po projektojnë Disneylandin tjetër për fëmijët pa gjini
5
Telemaku po endet sa në Spartë
sa në Nju-Jork, Nju- Delhi, Shangai, Petërburge Bruksel
mos mëson gjësendi për të atin
Këtij
qyshkur kish nxjerrë kokën nga llagëmet e burgjeve të inkuizitorëve të
mëparshëm
s’i ishin ndarë pusitë
Kishte pasur dhe ndonjë imtermexo, fjala vjen, kur ishte endur ilirë në pyjet e
Provancës, po pastajnë Madride kishin izoluar
kurse në Versajë e kishin parë si kuriozitet ekzotik
Më vonë, pastaj
tri javë pas festimeve të revolucionit francez
e kishin burgosur në pensionin e zonjës Vokerme xha Gorionë dhe e kishin
braktisur atje, mes mykut të mureve
Asaj kohe vetëm Balzaku ishte kujtuar për të
pastaj u kujtua dhe AugustStrindbergu(Babai/Babai)
po, përveç gjermanikëve, s’e kishin marrë seriozisht gjeniun e Balltikut:
Kishte probleme psikike
(Ndryshe ndodhime babanë e FrancKafkës,-atë autokratine pashpirt
dhe autokratët e tjerë të pashpirt të Orientit e Ocsidentit që duheshin
përmbysur me dhunë-këta ekzekutorë të avanguardës, klasike gjiantë)
Pastaj në skenë kishin parakaluar balilat e këmishave liktoriane
që e kishin marrë Odisenë e çarmatosur dhe e kishin plasur
në bodrumet e korporatës së fashios
Që andej, pastaj e kishin rrëmbyer repartet eugjenike të Jugen hitlerit
që e kishinmbyllur me shule në njërën nga kështjellat e rendit të tyre teutonic
të blinduar për t’i bërë analizat e gjakut
Pastaj
Grafitet e mureve distopike u mbushën me komsomolasite një
internacionaleje të re që e rrëmbyen sërish Odisenë dhe e internuan në stepat
e Dostojevskit
(Ahmatova qante fshehurazi
Nësupin eHomerit)
Pastaj, Bijtë e Luleve të institutit të Tavistokut: hippy-të, Jipitecasit meksikanë
etj, etj, e rrëmbyen sërish dhe e mbajtën të fshehur në njërën nga vilat e tyre
psicodelike
E lanë atje të stazhionohej:
Jimy Morrisoni shte i sigurtë që Odiseudotë spikaste si kantautor i pyjeve të
rockut, mesalinës, dhunës dhe seksit (MatherI fuckyou)
Së andejmi
Odisenë, pastaj, e rrëmbye ngardistët e Kuq që, nga ana e tyre , e dënuan me
punë të detyruar në fshat dhe mësimin përmendësh të citateve të Mao ce
Dunit
Kurse tani, që sap oështë bërë gat itë kthehet
atij ia kanë zënë rrugët komsomolasit e rinj të lëvizjes Ëoke që po harton listat
e gjata
të inkuizicionit të ri
Viruset e algoritmeve e kanë marrë komandën nga shtabet e satelitëve:
Odiseu është emri i parë
që do të fshihet nga kujtesa digjitale
Gjithnjë, nëse Penelopa dotë heqë dorë dorë prej tij, dhe Telemaku, dhe qeni
Argos që p oepret te pragu i portës
6
Tani vërtet ka ardhur koha
që secili të kthehet në Itakën e vet
Dhe flotiljet e mercenarëve të kacekëve të verës së kantinave perandorake të
Agamemnonit
edhe flotiljet e mercenarëve të ëisky-t, votkëse çokollatave të
eksperimenteve të Albert Bandura-s
edhe nëndetëset pa pilot të serisë akulltë re të katapultave që e kanë hapur
krahun ndërmjet dy oqeaneve për Nagasakin
Kasnecët duhet t’u fryjnë sirenave, të gjithë kasnecët nga janë e nga s’janë
muçot duhet të tërheqin litarët dhe të ngrenë velat e Itakës
që nuk është larg
Atje është qeni Argos
ai ka njëmijë vjet që nuhat vizitorët e përditshëm, turistët dhe eremitët e rastit
e u lveshët i zhgënjyer
Atje është dhe mëndesha jonë, Euriklea
atje është dhe gjyshja, edhe gjyshi që i kanë përzënë nga pallati mbretëror
i vatrës së vet
Atje janë dhe mëtonjësit e rinjtransgjinorë që poifryjnë në vesh Penelopëstë
ndërrojë gjininë
Atje janë dhe shigjetat
Atje është, gjithashtu, dhe rrjeshti i gjatë i dymbëdhjetë unazave të provës
si dhe teknika e tendosjessë harkut të vjetër(që e kishinplasurte magazinat
e rraqeve)
Sekretin e saje divetëmizoti
Gjithnjë, nëse ai kthehet në Itakën e vet
Pastaj sirenat dotë braktisin agjensitë e de Sadit, marketingun e trailerat e
Netflix-it
dhe dotëkthehennëishujt e tyre
Penelopa dotë gjejë heroine sajqë e kanë zhgarraviturnëpërfilma, poezie
sociolikologjira
kurse Telemaku–të atin