Pas takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryetarët e bashkive, ku u theksua rëndësia e performancës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, në Bashkinë e Shijakut janë larguar nga detyra disa drejtues:
- Drejtori i Shërbimeve
- Drejtoresha e Taksave
- Shefi i Sektorit të Pyjeve
- Kryeinspektori i IMTV
- Shefi i MZSH
Këto ndryshime kanë si synim për të sjellë njerëz të rinj me energji për të kontribuar në pozicione kyce.
Të tjera ndryshime priten të hënën me kryetarët e Njësive dhe kabinetin e Kryetarit me qëllim rifreskimin e strukturave të burimeve njerëzore.
Bashkia Shijak gjithashtu bën thirrje se kush aspiron për këto pozicione të paraqesë CV-në në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.
