“Puthje skenike!”
të lodhur
nga zhegu,
nga bojërat,
nga ngjyrat,
përsërisin tekstin,
bëjnë prova.
Buzëve
(varet nga roli)
përqeshje,
ngërdheshje,
tek-tuk
buzëqeshje.
Por —
të mekur,
të ngrirë në njërin cep
nga paraliza.
Skena më e bukur:
dy kartona
bëjnë puthjen e bashkimit
në të mirë e në të keq
e krushqit kartona lotojnë
nga lumturia.
Ej, kartona!
Sa të mbarojë xhirimi,
do ricikloheni:
do ambalazhoni
këpucë,
mbathje,
çamçakëza,
lëngje frutash —
një pjesë letër higjienike,
tjetra pjesë
karta jargësh.
Kartona
me një buzëqeshje
të harruar
buzës.
M. M 13/07/2025
