Në një kohë ku komunikimi vizual dhe prania digjitale janë thelbësore për suksesin e çdo biznesi, emra si Endi Rexhepi po bëhen sinonim i inovacionit, estetikës dhe strategjisë efektive. Me një formim të fortë akademik dhe një pasion të lindur për artin dhe dizajnin, Endi përfaqëson brezin e ri të profesionistëve që ndërthurin kreativitetin me vizionin strategjik për të ndërtuar marka që frymëzojnë.
I diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në degën Arkitekturë e Brendshme (BArch), Rexhepi ka shfrytëzuar bazën e tij artistike për të zhvilluar një karrierë që shkon përtej hapësirave fizike, drejt hapësirës digjitale. Ekspertiza e tij në AutoCAD, Adobe Illustrator dhe programe të tjera dizajni ka ndihmuar në krijimin e materialeve vizuale që jo vetëm tërheqin syrin, por edhe përcjellin mesazhe të qarta e domethënëse.
Gjithashtu, dikur pjesë e Marketing Specialist në Tirana International Airport, ku luante një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut që promovojnë shërbimet, imazhin dhe përvojën e pasagjerëve në aeroportin më të madh të vendit.

Në këtë rol, Endi Rexhepi bashkëpunon me linja ajrore, agjenci turizmi, institucione dhe media për të krijuar fushata që rrisin trafikun, kënaqësinë e klientëve dhe të ardhurat. Ai gjithashtu menaxhon faqen zyrtare dhe platformat sociale të aeroportit, duke siguruar që çdo komunikim të jetë profesional, i saktë dhe në kohë.
Përveç rolit të tij në aeroport, Endi është gjithashtu aktiv në botën e dizajnit dhe komunikimit vizual, duke punuar si Graphic Designer dhe Social Media Designer për kompani si eleganceHome dhe Balkan_trans_al.
Përmes këtyre bashkëpunimeve, ai krijon identitete vizuale unike, nga logo-t, broshurat e deri te fushatat digjitale, që pasqyrojnë vlerat dhe personalitetin e markave që përfaqëson. Aftësia e tij për të kombinuar estetikën me strategjinë e komunikimit e ka bërë atë një profesionist të kërkuar në fushën e marketingut digjital dhe branding-ut.
Kjo filozofi e shndërrimit të ideve në histori vizuale ka marrë formë të plotë në AEcreative, agjencinë digjitale që Rexhepi ka ndërtuar me pasion dhe vizion. AEcreative është më shumë se një agjenci, është një hapësirë ku strategjia, dizajni dhe krijimtaria bashkohen për të ndërtuar identitete të forta dhe të qëndrueshme markash.

Agjencia ofron një gamë të gjerë shërbimesh që përfshijnë:
• Social Media Management & Strategy
• Logo & Brand Creation
• Digital Marketing & Lead Generation
• Web Design & Maintenance
• Creative Visuals & Print Materials
Në çdo projekt, qëllimi është një:
të kthejnë idetë në histori që lënë gjurmë.

E themeluar në Tiranë, AEcreative ka krijuar një ekosistem ku kreativiteti takohet me performancën. Me një përqasje moderne, storytelling inteligjent dhe dizajn që frymëzon, agjencia ndihmon markat të dallohen në tregun gjithnjë e më konkurrues.
Në thelb, AEcreative nuk është vetëm një studio dizajni, është një laborator idesh ku çdo projekt merr jetë përmes ngjyrave, emocioneve dhe strategjisë. Nga arkitektura tek marketingu digjital, rrugëtimi i Endi Rexhepit është një shembull se si pasioni, profesionalizmi dhe inovacioni mund të ndërtojnë ura midis artit dhe biznesit.
Përmes AEcreative, ai po ndihmon markat shqiptare dhe ndërkombëtare të tregojnë historitë e tyre me zë, stil dhe ndikim, duke provuar se në botën e sotme digjitale, kreativiteti është forma më e fortë e komunikimit. Projekti më i fundit i AEcreative është rebrandimi i RevoKult, një nismë kulturore që promovon artin, muzikën dhe zhvillimin urban në Shqipëri.

Në këtë projekt, AEcreative solli një identitet të ri vizual dhe komunikues për RevoKult, një ndërthurje e energji rinore, kulture alternative dhe profesionalizmi estetik, lidhur me vizionin e të së ardhmes. Rebrandimi përfshiu modernizimin e logos, ristrukturimin e komunikimit digjital, si dhe krijimin e një strategjie të re vizuale dhe narrative, që përforcon pozicionimin e RevoKult si një platformë bashkëkohore për artin, argëtimin dhe idetë e reja.
Ky bashkëpunim vërteton aftësinë e AEcreative për të rindërtuar markat ekzistuese, duke i dhënë atyre një frymë të re, më autentike dhe më të lidhur me publikun.

