MUAJI IM NË NJË FOTO (TETOR)

MUAJI IM NË NJË FOTO (TETOR)

Në çdo fund muaji, RevoKult i hap hapësirë lexuesve të tij për të ndarë momente, ndjesi dhe kujtime përmes rubrikës “Muaji im në një foto”. Kjo nismë synon të kthehet në një traditë të vogël komunitare, ku çdo imazh sjell historinë e dikujt, një pamje që flet më shumë se fjalët.

Përmes një fotoje të vetme, pjesëmarrësit shprehin çaste që kanë shënuar muajin e tyre: një udhëtim, një takim, një qetësi e papritur apo thjesht dritën e duhur në vendin e duhur.

Lexuesit e RevoKult kanë dërguar tashmë fotot e tyre të fundit, të shoqëruara me përshkrime të shkurtra që rrëfejnë botën përreth tyre, dhe ne i kemi mbledhur këtu për t’i ndarë me ju.

Mirë se vini në muajin që kaloi, parë përmes syve të komunitetit RevoKult:

Mustafa Aga, 30, Tiranë @mustafaaga.2.0 Bukuria e arkitekurës Italiane në Detaje
Galeria Vittorio Emanuele
Anesa (Sula) Abdullaj, 27, Durrës @anesaa_sula_ AURA JONË
Rea Çikali, 28, Tiranë @cigarja.raw Një moment qetësie,midis dritës dhe errësirës. Qielli ëshë kthyer në një canvas ngjyrash të ëmbla që të transmeton ndjesinë e butësisë dhe brishtësisësë shpirtit, ndërsa një avion që largohet drejt horizontit si një mendim ku destinacioni është i panjohur. Një moment lirie, qetësie.
Enkeleda Arapi, 40, Durrës @enkeleda_arapi Ura e Vashës — një nga mrekullitë më të fshehura të natyrës shqiptare, ku ruan ende hijeshinë e legjendës që mban emrin e saj. Vendi ku qetësia takohet me historinë dhe reflektimi i natyrës bëhet art.
Ana Resulaj, 29, Durrës @ana.resulaj Budapest, e shtunë, 18 tetor
Iris Paluka, 36, Tiranë @verse_photography_ Hej, sa lehtë shkoi shtatori… Erdhi muaji tjetër i vjeshtës, si rërë ne shkrihemi me kohën e hidhemi tej, rinia kalon para syve në këtë stinë të plakur, bashkë me fëmijën në krahë duket sikur jeta ecën më ngadalë por pavetëdijshëm na çon më larg se e kishim menduar. Aty në pavetëdije fshihet forca, për të vazhduar përpara dhe për tu ringritur. Përtej brishtësisë që shfaqet në portret, ekziston një forcë e patundur që rrënjët i ka fort në tokë dhe me ngjyrën e saj të kaftë kapet pas jetës. Të dua më the një ditë, ose mu duk mua, sot kërkon tek unë vetëm flokë biondë që tani i kam lyer rishtaz vetëm për ty.
Hatea Dervishi, 21, Tiranë @hate_dxviii_ Vjeshte ne Valbone, pjese e segmentin te rruges drejt shtegut Valbon-Theth, prane fshatit Dragobi.