MBN Pictures & RevoKult prezantojnë bashkëpunimin e ri me Aldo Dance Studio: një film i shkurtër horror psiko-dramatik i frymëzuar nga një histori e vërtetë
Një projekt i ri kinematografik vjen së shpejti dhe pritet të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar. MBN Pictures dhe RevoKult kanë bashkuar forcat në një film artistik me metrazh të shkurtër, i cili do t’ju mbajë të tensionuar deri në sekondën e fundit.
Filmi, i frymëzuar nga një histori e vërtetë, ndërthur elementet e horrorit me dramën psikologjike, duke krijuar një univers të errët, emocional dhe tronditës.
Por çfarë e bën këtë projekt kaq të veçantë?
Bashkëpunimi me Aldo Dance Studio.

Aldo Dance Studio – zemra e lëvizjes dhe emocioneve të filmit
Aldo Dance Studio u krijua në vitin 2016 nga koreografi dhe mësuesi i vallëzimit Aldo Aliaj, një emër i ri por mjaft i afirmuar në skenën shqiptare të arteve skenike. I diplomuar në Universitetin e Arteve në degën e Koreografisë dhe Mësuesisë – Bachelor dhe Master (2017–2022) Aliaj e ka shndërruar pasionin e tij në një qendër profesionale që sot numëron dhjetëra fëmijë dhe të rinj që e zgjedhin vallëzimin si formë shprehjeje, disipline dhe arti.

Studio e tij është e strukturuar në 9 grupe të ndara sipas moshave, që nga fëmijët 3-vjeçarë deri tek të rinjtë 18 vjeç. Falë këtij numri të lartë pjesëmarrësish, para pak javësh u organizuan audicionet përzgjedhëse për rolet e filmit të ri, një proces ku Aldo Aliaj ka qenë partner kyç, pasi projekti ka në thelb pikërisht interpretimin, energjinë dhe emocionin e fëmijëve.

Cilët janë aktorët e përzgjedhur?
Pas audicioneve tepër konkurruese, fëmijët e përzgjedhur për rolet kryesore janë një grup mjaft simpatik që i dhanë kuptim projektit dhe skenave të regjistruara. Ndërkohë që xhirimet kanë përfunduar, ne do t’ju prezantojmë me një pjesë të kastit të fëmijëve:





Çfarë ofron Aldo Dance Studio?
Studio e kercimit është sot një nga hapësirat më aktive dhe profesionale në qytet, duke ofruar:
- Seanca personale dhe intensive kërcimi për fëmijë dhe të rritur
- Kurse kërcimi në grupe për fëmijë
- Kurse kërcimi për çifte
- Grup valltaresh për evente folklorike
- Përgatitje profesionale për gara kombëtare e ndërkombëtare
Pikërisht për fëmijët më të talentuar, Aliaj ka krijuar një grup elitar të quajtur EAGLE BEAT, i përbërë nga 35 fëmijë që përfaqësojnë Shqipërinë në konkurse prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.

EAGLE BEAT – kampionë në skenat e Europës
Grupi EAGLE BEAT ka arritur të ngrejë emrin e studios dhe të vendit në nivele të larta, duke fituar disa çmime të rëndësishme:
- Grand Prix – Festival Bridges, DR
- Çmimi i parë – Bravo Bravissimo, Shqipëri & TR
- Best Synchronized Choreography – Performer Cup, Itali
- Çmimi i tretë – Performer Cup, Itali
- Crew Favorite – World of Dance, Kroaci
Performancat e tyre variojnë në shumë stile vallëzimi, duke përfshirë:
- Bazat e baletit klasik
- Xhaz kontemporan
- Kontemporan
- Kërcime urban
- Kërcime latine
- Valle popullore shqiptare

Ky bashkëpunim midis MBN Pictures, RevoKult dhe Aldo Dance Studio shënon një hap të rëndësishëm për kinemanë e re shqiptare, duke e vendosur lëvizjen dhe artin e vallëzimit në qendër të një historie që premton të jetë e fuqishme, misterioze dhe e paharrueshme.
Filmi pritet të publikohet së shpejti. Deri atëherë, qëndroni me RevoKult për detajet e plota të projektit.
