Interneti po zien sërish me teori dhe këtë herë në qendër është Beyoncé. Fansat janë të bindur se diva globale mund të ketë dhënë një sinjal të fshehtë për një bashkëpunim të mundshëm me Bad Bunny, dhe gjithçka nisi nga një postim i vetëm në Instagram pak orë më parë.
Në publikimin e saj më të fundit, Beyoncé ndau disa fotografi ku shfaqen flamuri i SHBA-së dhe flamuri i Porto Rikos, madje ai version simbolik që lidhet fort me identitetin dhe lëvizjet për pavarësi të ishullit. Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, sidomos pas performancës historike të Bad Bunny në Super Bowl.

Reagimi ishte i menjëhershëm:
“Bad Bunny?” — ishte pyetja që pushtoi komentet dhe rrjetet sociale.
Postimi i Beyoncé erdhi vetëm pak kohë pasi ajo ndoqi live Super Bowl LX, ku Bad Bunny realizoi një performancë që u bë virale globalisht. Gjatë spektaklit, artisti porto-rikan përdori simbolika të forta kulturore dhe politike, përfshirë edhe një flamur të veçantë të Porto Rikos që lidhet me lëvizjen për pavarësi, një simbol që u diskutua gjerësisht në media dhe në publik.
Prandaj për fansat, fakti që Beyoncé vendos pikërisht këtë simbolikë në postimin e saj nuk duket aspak i rastësishëm.

Sinjal artistik apo thjesht moment simbolik?
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një bashkëpunim muzikor mes dy superyjeve. Megjithatë, historia e industrisë pop ka treguar se shpesh bashkëpunimet e mëdha paralajmërohen pikërisht me gjeste simbolike, sidomos në rrjetet sociale dhe veçanërisht nga Beyoncé.
Le ta pranojmë, një projekt i përbashkët Beyoncé × Bad Bunny do të ishte një ngjarje globale. Të dy janë figura që jo vetëm dominojnë muzikën, por edhe përdorin artin për të komunikuar identitet kulturor, politikë dhe ndikim social, një përzierje që fansat e tyre e ndjekin me obsesion.
