Harry Styles në një rol të ri – Kurator i Meltdown Festival 2026

Harry Styles në një rol të ri – Kurator i Meltdown Festival 2026

Pas viteve të tëra duke performuar në skenat e festivaleve në mbarë botën, HarryStyles këtë verë do të provojë veten si kurator i një festivali të vetin.

Superylli i pop-it do të mbikqyrë festivalin Meltdown në South Bank Centre të Londrës nga 11 deri më 21 qershor, ndërkohë që ambienti po feston 75-vjetorin e tij, duke pasuar Little Simz, e cila kuroi edicionin e vitit të kaluar.

Edhe pse ende nuk ka detaje për programin, është konfirmuar se Harry vetë do të mbajë një koncert personal.

Në një deklaratë, ylli i ish-grupit One Direction u shpreh:
“Jam thellësisht i nderuar që do të kuroj festivalin Meltdown, veçanërisht në vitin e 75-të të Southbank Centre. Qëllimi im si kurator është të ndaj muzikën dhe artin që dua, dhe të festoj historinë e pasur të këtij vendi.”