Teknofeudalizmi: Sistemi i ri që po zëvendëson kapitalizmin!

Teknofeudalizmi: Sistemi i ri që po zëvendëson kapitalizmin!

Kapitalizmi i madh, siç e njohim ne, ka marrë fund. Dhe në vend të tij? Një teknofeudalizëm i ri.

Kështu thotë ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis, i cili argumenton se Big Tech ka rishkruar rregullat e shoqërisë sonë, duke sjellë një epokë të re të sundimtarëve teknofeudalë.

Në kohën e sotme, njerëzit modern të teknologjisë si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg funksionojnë si zotër feudalë, duke nxjerrë punë të papaguar dhe kapital nga ne thjesht përmes përdorimit që u bëjmë platformave të tyre. Dhe duke parë sa shumë kohë kalojmë në Instagram, duket se po e bëjnë këtë mjaft mirë.

Ndryshe nga kapitalizmi, i cili bazohet në prodhimin e mallrave për fitim, teknofeudalizmi rrotullohet rreth kapitalit të “cloud-it”. Pra, një sistem ku të gjithë, nga bizneset tek konsumatorët, marrin me qira hapësirë nga të njëjtët aktorë. Si pjesë e këtij kapitali cloud, shumë kompani fokusohen më shumë te rritja e aksioneve dhe investimeve, sesa te krijimi i kapitalit real për produktet e tyre.

Pra, ku po shkojmë prej këtej?