Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Margaret Atwood, shkrimtarja që ka parashikuar gjithçka

Margaret Atwood, shkrimtarja që ka parashikuar gjithçka

Intervista e Lauren Oyler me autoren Margaret Atwood.

     Margaret Atwood është autorja, e cila ka fituar çmime për më shumë se 40 libra të trilluar, poezi dhe ese kritike. Puna e saj është publikuar në 35 vende dhe në zhanër të ndryshëm. Në fillimet e saj është njohur për mënyrën e të shkruarit, larg standardeve normale, në prozë dhe politikë. 

     Atwood ka analizuar në mënyrë konstante kulturën bashkëkohore dhe ka vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e gruas. Ajo ka kontribuar në bibliotekën e së ardhmes, ka zbuluar forma të reja narrative sidomos në sferën e tregimeve të trilluara.

Intervista:

-Cila është rutina juaj ditore?

-Ngrihem në mëngjes, pi gjak… Hahaha…

-Po vazhdo më trego! (Qesh)

-Është si mëngjesi i çdo njeriu: Ngrihem, ha mëngjesin dhe më pas punoj.

-Shumë prej librave të tu, janë rreth një të ardhmeje të afërt dhe në të vërtetë janë shumë predikues rreth saj. Njerëzit thonë “Oh, po kjo gjë është si në librin e Atwood”, apo “Kjo ka ndodhur në librin ‘Rrëfenjat e shërbëtores’, i cili është shkruar në vitin 1985, por po ndodh dhe tani”,  mos vallë parashikon gjërat?

-Të frikëson kjo?

-Po sigurisht. Nuk e prisje?

-Jo, ti nuk i shkruan ata libra, sepse je duke pritur që ajo të ndodhë. Ti i shkruan ata libra, sepse ti mendon që ato mund të ndodhin, pavarësisht se do të doje mos të ndodhnin.

    Novela e parë e Atwood, “The edible woman”, publikuar në vitin 1969, trajtoi shumë çështje problematike në atë kohë si p.sh, problemet gjinore, jetën e brendshme dhe të drejtat e riprodhimit (flasim për atë njerëzor). Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, “Rrëfenja e shërbëtores”, i cili u bë dhe film i luajtur nga aktorja, Natasha Richardson dhe Faye Dunaway, analizon pyetjet rreth të drejtave të grave dhe seksualitetit në thellësitë më të mëdha. Pavarësisht se libri është shkruar më shumë se 30 vjet më parë, subjekti i tij është ende aktual dhe ngjall polemika rreth planifikimit të familjes dhe të drejtës së abortimit.

-Si i sheh aktualisht të drejtat e gruas?

-Njerëzit duhet të vendosin në ç’lloj bote duan të jetojnë. A jemi ne për përkrahjen e lindjeve të detyruara? Sepse kjo është bota e cila pret për ne, nëse ne anulojmë të drejtat e riprodhimit. E drejta për jetë është një mënyrë për ta prezantuar atë. Lindja e detyruar është një tjetër.

-Nuk duket një ide e mirë as për çfarë do të ndodhë.

-Duket sikur të gjitha qeveritë totalitare të planetit, na kanë treguar gjithnjë interes të lartë në të drejtat e riprodhimit për gruan.

-Mendoni se duhet të jem e shqetësuar rreth kësaj, si anëtare e brezit të ri?

-Jo, sepse ti jeton në New York. Në “Rrëfenja e shërbëtores”, New York-u ishte shpëtimi. (Qesh)

-Çfarë mendoni për pornografinë, e cila historikisht ka konsistuar të ekspozojë gruan për mashkullin?

-Tërheqja e vërtetë e pornografisë është se, ai person nuk mund të thotë ‘Jo’! Mashkulli nuk ka përse të shqetësohet nga eksperienca shkatërruese e uljes së vetëbesimit, kështu ata “bashkëveprojnë” në mënyrë joreale me objektin seksual.

-Mund të na flisni pak rreth procesit të të shkruarit të “The Heart Goes Last”?

-Nisi si një seri në internet. Në atë pikë, heroi ishte maskuar si një robot seksi, si Elvis Presley i cili po tregtohej në Las Vegas. Kështu ndodhi që përfundoi në internet dhe gjatë kësaj kohë, redaktorët e mi e zbuluan dhe më thanë: “Margaret, çfarë je duke bërë ti vajzë e prapët? Duhet të ishte një libër me kopertinë dhe faqe.”

-Por ju nuk kishit përse e publikonit domosdoshmërish në internet, apo jo?  

-E di, por jam kurioze. Disa trillime të ndryshme kam tentuar t’i publikoj në internet. Të kesh një blog të sjell shumë punë dhe Twitter-i është lehtësisht i përdorshëm për të promovuar punën e të tjerëve.

-Ka gjithnjë shpresë që Margaret Atwood të të komentojë, sepse ju e bëni?

-Është ajo një shpresë? Zot, do të ishte gabim nëse do të shpresonit për këtë.

-Po, por ju u përgjigjeni njerëzve të cilët ju pyesin.

-Po, e bëj. Varet se për çfarë janë duke pyetur. Pra ju kurrë nuk e dini se kur “zana” do të zbresë dhe t’ju prekë me shkopin e saj magjik. (Qesh)

-A ju kanë tallur apo ngacmuar njerëzit ndonjëherë?

-Oh po. Po. Nuk më pëlqen që njerëzit t’i bërtasin njëri-tjetrit. Në adresën time, ka standarde të edukatës. As nuk është e nevojshme të përdorin gjuhë superkreative. Ajo çfarë nuk dua janë fjalimet, të cilat nxisin urrejtje dhe gjëra të këtij lloji. Në adresën time nuk i lejoj këto gjëra.

-A i lexoni vlerësimet dhe komentet e njerëzve rreth punës tuaj në Twitter, Good Reads apo Amazon?

-Le të themi që nuk janë shumë e fiksuar për lëndën. Shkrimtarët ankohen për kritikat negative, por ata gjithashtu ankohen dhe kur nuk ka kritikë. Me këtë kritikë, më e mira është që çdo shkrimtar t’i lexojë ato më vonë.

-Por a i lexoni ju si përfundim?

-Nuk mund të them të gjitha, sepse jo gjithkujt do t’i pëlqejë puna juaj dhe nëse u pëlqen, ka diçka të cilën po e bëni gabim.

-Më e keqja rreth Twitter-it është se po ngjason tashmë me një mensë gjimnazi, gjithë thashetheme.

-Oh, po, kjo mund të jetë më e keqja, por me e keqe se gjithçka tjetër është që gjithnjë do të vijë duke u përkeqësuar. Shihe në këtë mënyrë. Qëndro me të mirën dhe injoro të keqen, përpiqu të parashikosh të panjohurën e panjohur dhe çdo gjë do të shkojë shkëlqyeshëm