“Algat e shpirtit” të Rudina Papajanit

“Algat e shpirtit” të Rudina Papajanit

Kopertina “Ophelia” nga John Everett Millais

SOT…

Më kot malet ulen,
për të ndihmuar kodrinat,
që banojnë më poshtë.
Nuk ka ngelur gjë,
veç hirit dhe erës së djegur.
Vetëm gjuhët jetojnë si duhet,
janë zgjatur pak si tepër,
peshohen çdo mëngjes,
kur ndahet shapi nga sheqeri,
edhe tingulli vjen si i babëzitur,
ngre kordat për të rrëzuar
pelerinat e fisnikëve.
Sot dituria jeton vetëm në majë të malit,
edhe pse grerëza që flenë pranë një kërme,
aviten me shpresën e ndonjë hoji.
Po pritet DIELLI ,
që thonë se do dalë pas “mesnate”……

MEDITIM ME VETEN…

Do tē doja që një ditē tē vetme tē endesha në brendēsinē e njē jete tē tērë.Ku unē, ju ..tē ndieni atē hapēsirēn e shkurtēr sa shpejt ikēn jeta ,sa kohë dhe minutē na ikin pa kuptuar.E çuditshme me mijëra zgjime ravijëzohen me ēndra të hedhura andej -kētej.Bile dhe fatet njerēzore ndalen ,veçohen duke marrē atē kthesēn zigzage pēr tu ndalur nē atē rrugēn ku citohet vetvetja apo gjithçka e bukur që zgjat shumë pak .Pastaj vendin e saj e zē ajo murmurima ndriçuese e shpirtit që flet pa dorashka pēr fjalēn e hedhur pa kriter.Dhe ēshtē pikērisht syri ai që lag faqet me lotin e ngrohtë aty ku betejat jetēsore enden si rrjeta të dendura që hapen apo mbyllen nē gjire ku agimi apo perëndimi i çdo dite puthen apo zihen nē takimin ndarës.Pra si tē thuash tek ne maten hapēsira me re tē bardha ,kaltēroshe apo gri duke bērë pakt me yjet e mbrëmjeve që zbresin si copēza jete me dēshmimtar qiellin dhe qē shuhen kaq pafajsisht nga drita dridhëronjèse nē xhepa tē vetmuara stinēsh.Megjithatē kjo hapje e mendjes dhe e zemrēs vjen e ndrojtur tek unē e valēzuar kur takon atē degëzēn e lulēzuar ku ēndrat dhe tē dielat dashurojnē pambarim……

KAM DASHUR

Kam dashur gjithmonë,

të gjej pllakën e stinëve,

tufa jete rreth e qark,

pëllumba me grushta shpirti,

me sy drejt të ardhmes larg.

Kam dashur gjithmonë,

që kalin e vetëtimave ,

ta ngjit në malin e thatë,

aty ku shiu ka sy kujtese,

i gatuar me verë e mjaltë.

Gjithmonë kam dashur një jetë të gjatë,

fytyrë pasqyre me hyrje-dalje,

në fije që zgjidhen orë e çast.

FRYMA….

Unë kujtoja se fryma,
endej brenda nesh,
ndrydhej..rebelohej në nota tinguj,
e pashë sot të lumturuar rrugicave,
aty ku lind jeta dhe shpresa,
ku qesh fëmija që pa botën,
krahët e nënës..
Unë po shoh frymēn se po shfaqet në buzët e puthura,
në dashuritë e fshehura në qarje malli,
po del para pasqyrës që spontanitetit ,
ti japë ngjallje ,
insulinë liqeni e damarë toke,
ngritje mbi ringjalljen,
aty ku fillon bota ime,
bota juaj,
në lëngëzimin e plazmës të sapokrijuar….

MIDIS TË TJERAVE…

Midis të tjerave,
ti je si ajo vera e vjetër që mbush kupën e fildisht në netêt me hënë.
Je aroma qē mbush me gëzim,
një shpirt të trishtuar dhe bosh.
Midis tē tjerave ti e dashur,
më dukesh uji i pastër,
qē dhe gjolin mbytës,
e kthen në burim jetësor.
A e di pse tē dua,
ja për atë zemrën e butē,
për shpirtin që valëzon me erën kryeneçe.
Për zërin tēnd tingëllues,
që prek dhe barin e njomë,
dhe yjet i kandis të dalin,
natēn kur të gjithë flenë.
E di qē ke mall gērryes,
edhe natēn gjumë nuk vë,
por mos më prek tani e dashur,
larg dhe unë me qiellin bisedoj.
Kur do të shihemi prapë,
apo si gjithmonë në ato vargjet e tua,
ku unë s ngjaj me askënd,
dhe të zgjoj çdo mëngjes,
me atē diellin pranveror.
Tani dhe moti u kthjelltua,
dhe hapësirë mes nesh nuk ka,
sepse ti vjen kaluar,
e unë të pres me një kalë të bardhë……

KUR” MBYTEMI” NGA KONTROLLI I TEPËRT DHE SURVEJIMI I DËMSHËM..

Simptomat dhe fobitë e caktuara kanë një impuls negativ në shoqërinë njerëzore .Në udhën e të përditshmes shihen ankthe edhe nga një kontroll i tepërt apo survejim i vazhdueshëm si në vendin e punës ashtu dhe në mediokritetin e shoqërisë ku jetojmë.Rëndomt shikohen raste sporadike ku profesionalisti pothuajse në një trysni të vazhdueshme survejohet keq duke krijuar premisa të dëmshme që ndikojnë direkt në psikozën e punonjësit .Pra puna në këtë rast nuk shikohet si pasion që të bëhet mirë ku përfitohen të mira materiale por si një ankth i vazhdueshëm që krijon probleme të parigjenerueshme në psiqikën e njeriut.Nga ky moment ndoth një humbje për të dy palët puna e pa bërë mirë si pasojë e gjendjes sê rênduar tê punonjsit dhe punës skarco qé ai servir.Nuk ndoth menaxhimi i kontrollit tonë dhe i një shoqërie të caktuar në rastin konkret.Një faktor bazë tjetër është dhe shoqëria toksike (sidomos shqiptare)që për ironi të fatit dikton përditshmërinë e individit duke kontrolluar jetën private dhe atë shoqërore duke krijuar stadin e ankthit social.Pra krijohet fobia sociale duke rrezikuar shoqërinë për të menaxhuar emocionet në iktuse të dëmshme .Në cdo cast ndodhin rrugë të pakalueshme me idenë fikse se çdo thonë të tjerët,si qëndroj unë përpara kësaj shoqërie,dhe cfarë rruge duhet të ndiqet që të bëhesh i pëlqyeshëm në këtë shoqëri paragjykuese dhe shumë abstrakte.Në stadin e sotme duhet bërë një ndërgjegjësim të një shoqërie ku jemi dhe si do ecet në të ardhmen pa ekuivoke të rëndomta dhe apatike.Kryesorja qëndron në faktin si duhen gjetur hapësira imediate apo praktika në udhën e së përditshmes apo në menaxhimin e situatave me sportivitet krejt spontan pa censura të dëmshme.Duke qëndruar me këmbë në tokë me projekte në kreativitet arrin të dalësh nga format sporadike me frymë të rënduar në forma të gjetura pozitive.Pra duhet një rilindje të kushtëzimit fisnik ontologjik dhe moral për të krijuar idenë se bota përherë rrigjenerohet në unikalitetin dhe pozitivitetin si një “lëkurë”pa ndërhyrje estetike.